Beteja për jetën, historia e 47-vjeçares nga Kukësi e prekur nga kanceri

Gjatë 9 muajve të parë të këtij viti 513 gra janë prekur nga kanceri i gjirit. Ora News sjell historine e Ritës, njërës prej tyre, e cila prej muajit shkurt është në betejë për të fituar jetën.

Sëmundja e ka sjellë shpesh  Ritën  në dyert e Onkologjikut. 47 vjecarja nga Kukësi është diagnostikuar në muajin shkurt të këtij viti me kancerin e gjirit.

Më herët nuk kishte kryer ekzaminime, ishin dhimbjet ato qe e detyruan t`i ushtrohej një kontroll dhe që i dhanë lajmin e trishtë.

Paciente: Nga dhimbja u përcaktua se duhej kontrolli. Frika ekziston sepse cdokush e do jetën.

Kurajon e gjeti të dashuria për jetën dhe familjen, ato i dhanë forcë të luftonte me sëmundjen.

Paciente: Është besimi tek zoti, e para sepse ajo të jep motiv kryesor. Pastaj është dashuria për familjen dhe pastaj kur ke dëshirë edhe personat e tjerë që të bëjnë vizita.

Në muajin e ndërgjegjësimit, Rita apelon gratë dhe vajzat që të mos bëjnë gabimin e saj, por të kryejnë kontrolle të vazhdueshme për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Paciente: Jeta është e bukur dhe duhet të luftojmë për jetën.

Këtë vit, kanceri i gjirit ka prekur 513 gra dhe vajza. Gjatë muajit tetor, shërbimi i mamografisë do të ofrohet falas, ndërsa mjekët apelojnë për ekzaminime të herë pas hershme.

Ora News - Beteja për jetën, historia e 47-vjeçares nga Kukësi e prekur nga kanceri

/Ora News

 

SHKARKO APP