Bie paradoksi i obezitetit në kirurgjinë e zemrës

Pacientët, të cilët kanë një masë dhjamore shumë të lartë, janë katër herë më shumë të predispozuar të humbin jetën pas një ndërhyrjeje ”bypass” në koronare, thotë një kërkues francez, rezultate që kundërshtojnë idenë se obeziteti ofron një efekt ”mbrojtës” në disa lloj ndërhyrje kirurgjikale të zemrës.

”Disa studime duket se tregojnë se pacientët mbipeshë ose obezë të prekur nga sindroma e koronares akute (një hap para atakut në zemër) kanë një ecuri më të mirë se të tjerët pas operacionit kardiak, një fenomen i diskutueshëm, i quajtur paradoksi i obezitetit’’, thotë Xavier Leroy, anestezist-reanimator në Spitalin Universitar në Lilë.

”Por, këto rezultate, të cilat marrin për bazë vetëm indeksin e masës trupore, IMC, nuk vërtetohen nëse analizojmë nivelin e masës dhjamore dhe të masës së dobët muskulore të pacientëve”, theksojnë mjeku dhe ekipi i tij në një studim që u prezantua në kongresin Euroanestezi në Vjenë.

IMC-ja përllogaritet sipas peshës, e ndarë me lartësi në katror, një indikator më i madh se 25 përcakton mbipeshën dhe mbi 30 obezitetin.

Ajo paraqet vetëm një ide joprecize të peshës së një personi dhe ndikimet e saj mbi shëndetin. Ai duhet të plotësohet nga tregues të tjerë të tillë si perimetri i barkut.

SHKARKO APP