Burri habit mjekët çfarë injektoi në trup kundër dhimbjes së shpinës
Një burrë ka tronditur mjekët pasi injektoi në trup spermën e tij me qëllim për të kuruar dhimbjen e shpinës.
33-vjeçari, i cili shkoi në një spital në Dublin, pranoi se kishte bërë këtë veprim për 1 vit e gjysmë. Kur shkoi të vizitohej për dhimbjet e forta në shpinë, mjekët vunë re skuqje dhe enjtje në parakrahët e tij.
Krahu i tij i djathtë ishte infektuar me “cellulitis” – një infeksion bakterial i lëkurës, të cilët mjekët e përshkruan si ‘të rrezikshëm’.
“Ai ka menduar të bëjë këtë kurë pa marrë këshillë mjekësore. 33-vjeçari zbuloi se ka injektuar cdo muaj nga një dozë duke përdorur një gjilpërë që e bleu online”, tha raporti i publikuar nga “Irish Medical Journal”.
Injeksioni i spermës nuk i qetësoi në asnjë moment dhimbjet e shpinës, e cila u përkeqësua më shumë kur ai ngriti një objekt të rëndë çeliku. Por gjendja e tij u përmirësua pas një qëndrimi të shkurtër spitalor.