Çaj majdanozi për humbje peshe

Shtimi në peshë dhe mbajtja e ujit shpesh lidhen me njëra-tjetrën, sepse kur keni ujë të tepërt, trupi rëndon më shumë.  Shumë persona që janë mbipeshë gjithashtu vuajnë nga mbajtja e ujit. Kjo ndodh kryesisht për shkak të sasisë së tepërt të kalorive jo të shëndetshme, të cilat përmbajnë sasi më të larta të natriumit. Sasia e lartë e natriumit kontribuon shumë në mbajtjen e ujit.

Ndërsa ka disa mënyra për të humbur peshë dhe për të ulur mbajtjen e ujit, duke përfshirë ato kryesore, siç janë ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik, ka edhe disa gjëra shtesë që mund t’i bëni për t’i ndihmuar gjërat së bashku. Një nga këto është pirja e çajit të majdanozit.

Në të vërtetë, jo. Majdanozit nuk i janë dhënë vlerat e duhura. Kjo barishte është e pasur me vitaminat A, B (folate), C dhe K, si dhe mineralet hekur dhe kalium, kalcium, fosfor dhe një flavonoid (antioksidues) i njohur si kuercetin. Majdanozi është gjithashtu diuretik natyral (dhe i lehtë) që mund të ndihmojë trupin tuaj të shpëtojë nga lëngjet e tepërta.

Departamenti i Biologjisë në Universitetin e Stambollit, zbuloi se majdanozi redukton nivelet e glukozës në gjak te pacientët diabetikë. Dhe kur nivelet e glukozës janë të shëndetshme, kjo ndihmon me bilancin afatgjatë të peshës duke e mbajtur mëlçinë të shëndetshme dhe sistemin e tretjes të fortë.

Por, majdanozi është i vështirë për tu ngrënë, prandaj është përdorur shpesh si një garniturë e vogël.
Për shkak të natyrës shpesh të pakëndshme të majdanozit, dhe faktit se përfitimet vijnë nga konsumimi i sasive të mëdha, na vjen në ndihmë çaji i majdanozit. Çaji i majdanozit mund të përdoret si një shtojcë për supë me perime për të ndihmuar në reduktimin e kalorive, ndërsa siguron ende të gjitha ato vitamina, minerale dhe antioksidantë të mahnitshëm. Ju gjithashtu mund ta përdorni atë si një pije në vend të lëngjeve ose pijeve me sheqer.

Si përgatitet çaj majdanozi

5 lugë majdanoz të copëtuar në 1 litër ujë. Në ujë të nxehtë shtoni majdanoz dhe lëreni të ziejë për 20 minuta. Më pas hiqeni majdanozin duke lënë prapa vetëm ujin. Nëse doni ta ëmbëlsoni çajin pak, shtoni pak mjaltë për shije.

SHKARKO APP