Çaji pranveror që çhelmon organizmin dhe heq yndyrën e tepërt rreth barkut

Edhe pse kapriçot e motit mund t’ju kenë bërë të mendoni se vera është shumë larg, në të vërtetë është më afër nga ç’mund të mendoni.

Dhe siç ndodh rëndomtë, maji dhe qershori shpeshherë kthehen në muajt e përgatitjeve të fundit për të patur trupin që dëshironi. Por përpara se të nxitoni për t’u regjistruar në palestër apo provuar dieta nga më të çuditshmet, duhet të çhelmoni trupin nga metalet e rënda dhe gjithfarë parazitësh.

Bëhet fjalë për çajin e kanellës dhe dafinës, një pije magjike shumë vjeçare, e cila është e njohur për veprimin e saj të menjëhershëm në organizëm.

Përbërësit: 2 litra ujë, 10 shkopinj kanellë dhe thuajse 20 gjethe dafine

Fillimisht lani me ujë të rrjedhshëm gjethet e dafinës dhe lërini mënjanë. Vendosni ujin të ziejë dhe shtoni gradualisht shkopinjtë e kanellës. Pasi të keni vluar për afro 15 minuta, shtoni gjethet e dafinës dhe lërini të ziejnë së bashku për më shumë se 1 orë në zjarr të ulët. Hiqni enën nga zjarri, filtroni çajin dhe hidheni në një shishe qelqi. Filxhani i parë duhet esëll në mëngjes, kurse të tjerët pas vakteve. Rezultatet do të duken që pas javës së dytë të përdorimit të përditshëm.

SHKARKO APP