Çakmaku “i zgjuar”, të ndihmon të lësh duhanin

“Slighter”, një kompani libaneze e sapo themeluar po përpiqet të hyjë në tregun e duhanpirëseve duke u shitur atyre një produkt që i ndihmon ata ta lënë duhanin. Bëhet fjalë për një “çakmak të zgjuar” që kjo kompani e tregton me çmimin 129 dollarë.

Çakmaku ka sensorë dhe një program të përparuar, që gjatë javës së parë të përdorimit mbledhin të dhëna për oraret dhe shpeshtësinë që përdoruesi tymos. Më tej pasi “çakmaku i zgjuar” ka mbledhur të dhëna të mjaftueshme, programi përpilon një plan që ndihmon në lënien e duhanit.

Por ajo që është interesante tek ky çakmak është fakti se gjatë orareve që ka përcaktuar për të mos pirë duhan, ai nuk ndizet. Po kështu ka edhe një ekran, ku përdoruesi njoftohet se edhe sa minuta kanë mbetur deri në momentin që mund të pijë sërish duhan. Ndërkaq për ata që nuk mund të durojnë dot, çakmaku ka një buton që e lejon ndezjen e çakmakut në çdo kohë.

Çakmaku “i zgjuar”, të ndihmon të lësh duhanin

SHKARKO APP