Çdo ditë i njëjti ushqim, edhe për Rita Orën

Mund të duket e pazakonte, por nuk janë të paktë emrat e famshëm që nuk lodhen duke ngrënë çdo ditë të njëjtën ushqim.

Rita Ora e ka të përcaktuar menunë e mëngjesit. Ajo është gjithmonë njësoj: të bardha veze me salmon. Ose vezë të ziera me salmon dhe kaq. Pjesa tjetër e ditës i rezervon gjithashtu një regjim të ngjashëm. Nuk ha bukë ose brumëra. Pula, perimet, lëngjet janë për të një zgjedhje thuajse e përhershme nga e cila nuk lëviz shumë, thotë këngëtarja tejet popullore me origjinë kosovare.

Për Kylie Jenner, kryefjala e ushqimit të përditshëm janë karkalecat me tacos e qepë. Thjesht nuk i refuzoj dot, thotë ylli i reality-t. E kësaj linje është edhe Marta Stewart, e konsideruar një këshilltare e vërtetë shpirtërore kur vjen fjala tek mënyra e të ushqyerit apo recetat e larmishme që e bënë të famshme dhe të pasur.

Në shtëpinë time, nuk ka mëngjes pa lëng jeshil. Është sikur të marrësh fuqinë e ditës shpjegon ajo ndërsa nuk ngurron ta ndajë recetën më të tjerët: hidhni në shtrydhëse spinaq, selino, majdanoz e ndonjë copë frutë, dardhë, mango ose papaja./TCH/

SHKARKO APP