Celulari shkakton ndryshime në metabolizmin e trurit
Në jetën tonë të përditeshme, ne ndeshemi me valë të shumllojeshme, ndaj të cilave organizmi reagon në mënyra të ndryshme. Ato më të dëmshmet, përfshijnë valët e prodhuara artificialisht, si nga stacionet e radios, televizoret, telefonat celularë, kompjuterat dhe të tjera. Të gjitha këto valë transmetojnë energji secila në masë më të madhe apo më të vogël. Efekti i tyre mbi organizmin është i ndryshëm (sepse janë valë me karakteristika të ndryshme).
Studimet e viteve të fundit kanë vënë në dukje se valet e padukshme të spektrit elektromagnetik, kanë një ndikim të thellë mbi çdo aspekt të rregullimit biologjik. Vetëm mbajtja e një celulari aktiv afër kokës për 50 minuta, prodhon ndryshime të dukshme në metabolizmin e trurit.
•Të mos mbahet telefoni celular afër, nën jastëk, gjatë gjumit
•Të shkurtohet koha dhe numri i telefonatave që bën duke perdor telefonin celular
•Të përdoren kufjet, sepse edhe me disa centimetra distancë, fusha elektromagnetike bie dukshëm në intensitet
•Të mbahet celulari sa më larg nga koka që është e mundur. Shkruaj (SMS mesazhe) ose përdor altoparlantin e celularit sa më shpesh
•Në shtepi të përdoren telefona me tela të modës së vjetër, në vend të atyre bashkëkohore pa tela
•Të mbahet laptopi larg nga preheri, të vendoset në tavolinë
•Të largohen të gjitha, apo shumica e pajisjeve elektrike nga dhoma e fjetjes
•Të konsumohen super-ushqime dhe suplementare antioksidues, për të luftuar radikalet e lira që valët elektromagnetike krijojnë
•Të përdoret teknologji tokëzimi për të stabilizuar ritmet elektrike të trupit dhe minimizuar efektet e interferencës së frekuencave elektromagnetike