Çfarë bëjnë të suksesshmit për të nisur javën mbarë?
E hëna është e vështirë të mos durohet. Sidomos kur përfundon zbavitja dhe liria e fundjavës, gjatë verës, kur të shtunat e të dielat janë një atmosferë shplodhëse.
Edhe nëse e doni shumë punën tuaj, ideja për tu kthyer prapë në punë të hënën, të bën të paorganizuar dhe mezi e shtyni ditën, thotë Richard Citrin, një psikolog dhe autor i “The Resilience Advantage”.
Por, doni ju apo jo e hëna do të vijë, por jo mungesa e produktivitetit. Çelësi është tek disa zakone të zgjuara të dielën, kështu të hënën do të ktheheni më eficient në punë, pa pasur nevojën të shkurtoni kohën në fundjavën tuaj. Kjo është këshilla që jep Citrin.
Ushqime të shëndetshme
Festat dhe alkoolin lërini për të premten dhe të shtunën, dhe të dielën përkushtojuni ushqimeve të shëndetshme. Vetëm kështu nuk do të ndjeni lodhjen të hënë, pasi alkooli ju bën letargjik të hënën në mëngjes.
Merrni një orë të organizoheni
Jo më shumë se një orë nga e diela për të përshpejtuar javën para dhe të organizoheni ju ndihmon të keni më shumë kohë dhe të mos shqetësoheni shumë. Bëjeni këtë gjë që të dielën në mëngjes.
Jepini kuptim ditës
Të gjithë kemi gjëra për të bërë në fundjavë, apo dhe qoftë të uleni të shihni televizor. Por një shëtitje pasditen e të dielës do ju bënte mjaft mirë për të nisur javën me energji.