Çfarë duhet të bejmë pasi kemi konsumuar shumë kripë?

E keni tepruar me sasinë e natriumit (kripës) në njërin nga vaktet që keni ngrënë dhe tani ndjeheni tmerrësisht keq. Ja se si ta rimarrim veten dhe të mos bëjmë të njëjtin gabim përsëri.

95 përqind e natriumit që konsumoni, përthithet nga trupi juaj – edhe nëse ju nuk keni konsumuar shumë kripë, ajo ende ka potencial për ndikim negativ.

Me kalimin e kohës, veshkat tuaja kanë vështirësi të mbajnë natriumin e tepërt, kështu që trupi juaj e ruan në ujë për ta tretur atë (prandaj kemi fryerje).

Ky proces rrit lëngun rreth qelizave dhe vëllimin e gjakut në trupin tuaj. Rritja e volumit të gjakut do të thotë që zemra juaj nis të punojë me shumë vështirësi dhe me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në presion të lartë të gjakut, në sulme në zemër dhe në goditje.

Më poshtë janë mënyrat më të mira që na ndihmojnë për të normalizuar sasinë e kripës në trup:

Pini ujë sa më shumë

Pirja në sasi të mëdha e ujit ndihmon në uljen e natriumit në veshkat tuaja; duke qëndruar të hidratuar, gjithashtu do t’ju ndihmojë të ndiheni më pak të fryrë.

Merruni me aktivitet fizik

Ushtrimi do t’ju ndihmojë të humbni pak natriumin përmes djersës tuaj. Përsëri, ju duhet të siguroheni që të jeni të hidratuar.

Hani një banane

Kaliumi ndihmon në neutralizimin e natriumit. Ushqime si banane, fasule të bardha, zarzavate me gjethe dhe patate janë të gjitha burime të mëdha të kaliumit.

 

Bisedoni me mjekun

Disa njerëz kanë një rrezik më të lartë për të qenë të ndjeshëm ndaj kripës, duke përfshirë ata mbi moshën 51 vjeçare dhe ata me sëmundje kardiovaskulare ose tension të lartë.

Nëse jeni i shqetësuar për sasinë tuaj të kripës në trup ose mendoni se mund të jeni i ndjeshëm ndaj kripës, patjetër që duhet të kontaktoni mjekun.

SHKARKO APP