Çfarë duhet të pini dhe të konsumoni gjatë verës që të shmangni problemet shëndetësore
Vera është stina e bollëkut të frutave dhe perimeve. Në këtë periudhë të vitit ju duhet të hani ushqime me vlera të larta ushqyese, si dhe mund të pini kafe apo çajra të ftohtë për t’u freskuar dhe për t’u hidratuar.
Ja cilat ushqime mund t’i shtoni në dietën tuaj të përditshme në stinën e verës:
Misrat: të pjekur apo të zier ato janë një ndër ushqimet më të preferuar të verës. Misrat përbëhen nga dy antioksidantë të fuqishëm, luteinë dhe zeaxantinë, të cilët mund t’ju mbrojnë nga rrezet e dëmshme të diellit. Këshillohet të konsumohen shumë si tek të moshuarit ashtu edhe tek fëmijët.
Kafe e ftohtë: sipas një studimi ku morën pjesë më shumë se 93.000 gra, që u botua në Gazetën Europiane të Parandalimit të Kancerit, u konstatua se ata që konsumojnë një kafe në ditë, zvogëlonin rrezikun për t’u prekur nga kanceri i lëkurës deri në 10%. Kafja e verës apo siç quhet ndryshe kafja e ftohtë është shumë e mirë për t’u konsumuar sepse përmban, më shumë ujë, akull dhe qumësht dhe ju hidraton më shumë.
Qershitë: qershitë janë të pasura me antioksidantë dhe lëndë ushqyese, prandaj duhet t’i konsumoni çdo ditë.
Domatet: domatet përmbajnë sasi të larta likopeni, i cili mund t’ju mbrojë nga rrezet e dëmshme UV. Sipas një studimi, thuhej se njerëzit që pinin lëng domateje apo hanin domate disa orë para se të dilnin në diell, digjeshin rreth 50% më pak nga dielli.
Shalqini: është “superfruti” i verës. Ai ju hidraton, ka pak kalori, rrit sistemin imunitar dhe ju bën të ndiheni më mirë nga temperaturat e larta.
Mjedrat: janë të pasura me fibra, do t’ju ndihmojnë të bini në peshë dhe mos të akumuloni yndyrë, sidomos rreth zonës së barkut.
Çaji i ftohtë: janë të pasur me antioksidantë dhe ju ndihmojnë nga rreziku i sëmundjeve të tilla si alcajmer, diabeti, kolesteroli i lartë, problemet e kockave etj. Çaji jeshil, i boronicës, apo i frutave të tjera janë të më rekomandueshmit për stinën e verës.