Çfarë duhet të vendosni në shportën e dhjetorit

Arrat, bajamet, lajthitë, stikat janë ushqime të çmuara për muajin e festave për të pasuruar ëmbëlsirat, shoqëruar pijet dhe qerasur miqtë. Ato përmbajnë sasi të mëdha acidesh lyrore që trupi ynë nuk i prodhon dot. Këto acide lyrore esenciale janë të domosdoshëm për mbarëvajtjen e sistemit nervor.

Këshillë: konsumi i përditshëm i frutave të thata lidhet me jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme! Arrat veçanërisht janë të pasura ne melatoninë, një hormon që rregullon ciklin e gjumit.

Kujdes: personat që kanë acid urik të lartë në gjak, duhet t’i evitojnë frutat e thata!

Ide gatimi: përdorini gjerësisht në sallata, fruta, kos dhe midis vakteve kryesore. Kujdesuni të jenë të freskëta dhe të ruajtura mire pasi janë delikate ndaj oksidimit! Nëse keni durim ti qëroni vetë, jeni vërtetë të fituar.

SHKARKO APP