Çfarë e përkeqëson dhe çfarë e lufton celulitin

Flasim kaq shumë rreth celulitit por çfarë është ai konkretisht? Celuliti është një lloj indi dhjamor në shtresën e nënlëkurës, që përmban tufa indi lidhor. Ky ind lidhor, që varion në trashësi nga një rrjet fibrash që e mbron trupin tonë, duke rrethuar muskujt dhe organet.

Çfarë e përkeqëson?

1-Kripa

Përdoreni atë në sasi të vogla vetëm në nisje të gatimit. Kushtojini vëmendje edhe etiketave të produkteve që zgjidhni dhe përjashtoni sa më shumë ushqimet që kanë në bazë kripën. Kripa ka Na+, që ndikon në grumbullimin e lëngjëve në brendësi të qelizave, duke penguar kështu shkëmbinim e tyre në mënyrën e duhur.

2- Sallamrat

Sallami përmban kolesterol dhe shumë yndyrnë ndaj duhet të konsumohen sa më pak.

3- Kafeja

Te shumë përdorues kafeja është e rëndësishme për të nisur një ditë të re, por nuk duhet tepruar (mbani mend të mos konsumoni më shumë se 2-3 kafe në ditë).

4- Pijet alkolike

Pijet alkoolike e lodhin mëlcinë dhe pengojnë kështu eleminimin e substancave të tepërta.

Çfarë e lufton? 

1- Uji

Konsumimi i sasive të mëdha të ujit ( pa gaz) ndihmon në eleminimin, përmes urinës, të lëngjeve të mbetura në inde. Çdo ditë duhet të konsumojmë nga 1200 ml (6 gota) deri në 2000 ml (10 gota) ujë, por sasia rritet në verë ose nëse ushtroni aktivitet fizik.

2- Perimet

Perimet janë ushqime me pak kalori, për këtë arsye janë gjithmonë të këshillueshme për të pasur në kontroll problemet me celulitin. Natyrisht janë më të preferuarat perimet e sezonit (shmangni ato të konservuarat) dhe sigurohuni të përfshini sa më shumë të mundeni në dietën tuaj: finok, selino, karrotë, e të tjera.

3- Kajsitë

Kajsitë janë të pasura me kalium (1370 mg për 100 g).

4- Boronicat

Boronicat përmbajnë një sasi të madhe të vitaminës C. Boronica e zezë është një ndihmë shumë e mirë në qarkullimin e gjakut, i cili nëse funksionon keq, ndër të tjera provokon edhe shfaqjen e celulitit

5- Bizelet

Bizelet por edhe patatet, thjerrëzat dhe qepët (veçanërisht nëse hahen të pagatuara) ndihmojnë shumë në eleminimin e substancave të tepërta dhe shkëmbimin e lëngjeve në trup.

SHKARKO APP