Çfarë është autizmi dhe çfarë e shkakton?

Çrregullimi i njohur si autizëm u identifikua nga psikiatri austriak Leo Kanner: në një artikull të gjatë në vitin 1943. Kanner i përshkroi rastet e një duzine fëmijëve të cilët ishin trajtuar dhe që kishin karakteristika të përbashkëta.

I pari, “Donald”, dukej krejtësisht i pakënaqur me botën dhe njerëzit rreth tij. Ai nuk luajti me fëmijët e tjerë, nuk iu përgjigj emri i tij kur u thirr, kishte mani për objekte në formë rrethi dhe shpërthente nëse rutina e tij ditore ndryshonte.

Pacientët e tjerë të vegjël të Kanner kishin të njëjtat sjellje. Kanner ishte i pari që fliste për një sindromë të caktuar, autizmin e hershëm të fëmijërisë (ose sindromën e Kannerit), duke huazuar termin autizëm nga studimet e psikiatrit zviceran Eugene Bleuler.

E vështirë për tu njohur

Tetëdhjetë vjet pas studimeve të Kanner ka ende shumë paqartësi rreth klasifikimit të çrregullimit dhe shkaqeve të saj. DSM, Manuali diagnostik dhe statistikor i çrregullimeve mendore, flet për çrregullimet e spektrit të autizmit për të përshkruar shkallët e ndryshme të ashpërsisë në të cilat mund të ndodhë. Sindroma e Asperger, për shembull, e përcaktuar nga pediatri austriak Hans Asperger një vit pas punës së Kanner, nuk konsiderohet më një formë e veçantë, por një formë e butë e autizmit, pa pengesa gjuhësore dhe pa vonesë mendore.

 Si nis

Simptomat e autizmit shfaqen zakonisht para moshës tre vjeçare: fillimisht kanë të bëjnë me vështirësitë e të folurit dhe komunikimit dhe një vështirësi të dukshme në kontaktin emocional, si me prindërit ashtu edhe me kolegët. Por  nuancat dhe kornizat e paraqitjes mund të jenë shumë të ndryshme, gjë që shpesh e bën diagnozën shumë të vështirë.

Gjatë viteve, shpesh është folur për një rritje të theksuar të rasteve të autizmit, ndonjëherë edhe të një epidemie, sepse disa hetime të kryera në vendet anglishtfolëse kanë treguar një rritje të theksuar të numrit të rasteve në popullatën e fëmijëve. Në të vërtetë, ato numra u zvogëluan në masë të madhe dhe dyshohet se, më shumë se një rritje e rasteve, ata pasqyruan një rritje të diagnozave, për shkak të vetëdijes dhe ndërgjegjësimit më të madh mbi këtë çrregullim.

Dyshimet se ka lidhje me vaksinën

Me gjithë mohimet e përsëritura nga komuniteti shkencor, të provuara nga një hulumtim shumë i plotë, thashethemet kanë vazhduar të qarkullojnë për vite me radhë që autizmi ka lidhje me vaksinën pediatrie. Në një rast, vaksina e fruthit ishte nën akuzë dhe rezultoi se ishte një mashtrim i vërtetë. Duke  falsifikuar të dhënat, një mjek anglez kishte pasur sukses në botimin e hipotezës në një revistë shkencore  ku thoshte se vaksina përmban virusin  që mund të shkaktojë çrregullime të zorrëve dhe autizëm.

Fillimisht u hetua edhe për  “thiomersaliN”,  një përbërës i bazuar tek merkuri, i cili u përdor për të siguruar sterilitetin dhe ruajtjen e produktit dhe që u hoq nga vaksinat në vitin 1992, jo sepse u tregua i dëmshëm, por me parimin e kujdesit. Në çdo rast, shumë studime e kanë hedhur poshte hipotezën.

Çfarë e provokon autizmin

Ende ka paqartësi se kush e shkakton por besohet se ka një komponent gjenetik. Të  dhënat e fundit gjithnjë e më shumë sugjerojnë mundësinë e dëmtimit organik që ndodh në fazat zhvillimore të sistemit nervor. Për shembull, një studim i vitit 2014 gjeti anomali në trurin e disa fëmijëve (veçanërisht në arkitekturën e disa zonave të lëvores) që vuajnë nga autizmi. Studimet gjithnjë e më shumë mbështeteshin idenë se problemet ndodhin gjatë zhvillimit të fetusit.

Si ta menaxhoni?

Flitet për terapi vetëm për hir të thjeshtësisë: ndërhyrjet që konsiderohen më të dobishme janë ato të një natyre sjelljeje për të përmirësuar marrëdhëniet shoqërore të fëmijëve dhe zhvillimin e autonomisë së tyre në jetën e përditshme, veçanërisht nëse ato janë ndërmarrë herët. Megjithatë, nuk ka dëshmi eksperimentale se ndërhyrjet e tjera (në këtë rast, terapitë) funksionojnë.

Gjatë periudhës dhjetor 2018 dhe janar 2019, Instituti Superior i Shëndetësisë bëri një konsultim publik për palët e interesuara për Udhëzimet për Diagnozë dhe Trajtimin e Çrregullimeve të Spektrit të Autizmit, rezultatet e të cilave janë ende në pritje.

Edhe pse deri më tani terapia më efektive është provuar tek jetë sjellja, hulumtimi farmakologjik është përqendruar me shumë në rolin e oksitocinës (të ashtuquajturit hormon i dashurisë), një molekule e implikuar në modulimin e aspekteve të ndryshme të sjelljes sociale, për shembull në sjelljen e nënës dhe vendosjen e lidhjes ndërmjet nënës dhe fëmijës.

Flitet vazhdimisht për një trajtim të mundshëm të çrregullimeve dhe disa sprai teku hundët, i  bazuara në oksitocinë është duke u testuar. Pritet që të përmirësojë aftësitë sociale të fëmijëve dhe të rriturve të prekur nga kjo sindromë.

Sidoqoftë, nga faqet e revistës “Science”, një artikull ruan entuziazmin duke nënvizuar se këto hulumtime janë akoma shumë paraprake – përveç faktit që roli i oksitocinës në autizëm (në veçanti, nëse në të vërtetë nivelet e kësaj molekule janë më të ulta, tek të prekurit), nuk është aq e qartë.

SHKARKO APP