Çfarë ka të veçantë dieta gluten-free?

Gjithnjë e më shumë njerëz po heqin dorë nga konsumi i glutenit që gjendet në majft produkte, kryesisht me bazë gruri.

Por shpjegimi i Peter Green, drejtor i qendrës së sëmundjeve Celiac në Universitetin e Kolumbias është disi i veçantë. Madje ai shpjegon arsyet pse duhet të jetë popullore kjo dietë, por që ai vetë nuk e di pse njerëzit po e përdorin këtë dietë.

“Ne nuk e dimë se si u bë kaq popullore dieta pa gluten, por nga të gjitha dietat si për shembull dieta vegane, me ushqime organike, South Beach Diet, pak karbohidrate, dieta paleo, nuk kanë legjislacion mjekësor, që dieta glute free e ka.

Ajo rekomandohet tek pacientët që vuajnë nga sëmundja Celiac(një sëmundje në të cilën zorra e vogël është tepër e ndjeshme ndaj glutenit, duke çuar në vështirësi në tretjen e ushqimit). Por ka dhe një sërë shpjegimesh mitologjike për të. Ka disa libra të atëhershme që thonë se gluteni është burimi i gjithë djajve, shkakton autoimunitet, dementia dhe probleme me trurin dhe përgjegjës për mbipeshën tonë. Ka shumë pak të dhëna shkencore për të mbështetur përfitimet e dietës gluten free në çdo gjë, përveç sëmundjes Celiac”, thotë Green.

Në një kohë që shifrat për sëmundjen Celiac janë në rritje, dieta gluten free është bërë mjaft popullore.

SHKARKO APP