Çfarë ndikimi ka me të vërtetë kafja në trupin tonë? Studiuesit: Të zgjat jetën
Edhe kur e teproni me konsumimin e kafes, ajo të zgjat jetën. Është ky rezultati që kanë arritur studiuesit e qendrës kombëtare amerikane kundër kancerit.
Sipas studimit të publikuar në revistën Lacet Internal Medicine rezulton se kafja ul 12% vdekshmërinë dhe funksionon edhe mbi ata që i tolerojnë më pak efektet e saj.
Studiuesit janë bazuar në statistikat e 500 mijë britanikëve, të cilët i kanë ndjekur dhe monitoruar për 10 vjet.
Konsumi mesatar duket se është 2-3 në ditë, por shumë prej tyre arrinin të pinin edhe 8 kafe në ditë dhe nuk kishin pasoja në shëndet.
Kërkuesit thonë se ende nuk e kanë të qartë se si ndikon kafja në zgjatjen e jetës, por kjo pije përbëhet nga mbi një mijë përbërës, përfshirë antioksidantët që mund të influencojnë në mbrojtjen qelizore.