Çfarë ndodh kur hamë rukola, shumë pak e dinë

Rukola është një bimë me vlera të shumta ushqyese, në sajë të pranisë së kripërave minerale, mes tyre magnezi, kalciumi, potasi dhe hekuri si dhe përmban vitamina si A, B dhe C.

Mes vetive të shumta të saj, kujtojmë edhe atë pastrues, përveçse është një antioksidant i mirë, për parandalimin e tumoreve.

Gjithashtu këshillohet konsumi i kësaj bime e cila përdoret rregullisht për sallatë, pasi përmban shumë pak kalori, si dhe ka veti qetësuese.

Rukola favorizon procesin e tretjes, mbron stomakun, si dhe shmang gazrat.

Gjithashtu beta-karotena që përmban, ndihmon për të parandaluar disa llojeve kanceri, si ai i fshikëzës së urinës, prostatës, stomakut dhe zorrës së trashë.

Po ashtu rukola eliminon toksinat dhe lëngjet e tepërta të trupit tonë, si dhe lufton aneminë në sajë të vitaminës B, shkruan noa.al.

Cilësia e mirë e vitaminës C, ndihmon për të forcuar imunitetin, por edhe kockat. Rukola gjithashtu lufton pagjumësinë, ndaj mund të konsumohet në mbrëmje, ose si çaj.

SHKARKO APP