Çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini kafe me stomakun bosh
Për shumë njerëz, dita nuk mund të nisë po nuk konsumuan një filxhan kafeje. Kafja është e mirë për shumë arsye, ju zgjon në mëngjes, pakëson rrezikun e prekjes nga sëmundjet nervore dhe atë të kujtesës, shmang plakjen e parakohshme, qetëson dhimbjet etj. Së fundmi, ekspertët e shëndetit kanë zbuluar se konsumimi i kafes mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë.
Nëse ajo pihet me stomakun bosh, ka efekt shkatërrues në organizëm. Kafeina në stomakun bosh mund të “bëjë kërdi” në traktin digjestiv. Ja si e shpjegon farmacisti Nitin Makadia atë: Acidi hidroklorik ka një funksion shumë të rëndësishëm në tretjen e ushqimit, prandaj prodhohet kur hani, huhatni ose kur filloni të mendoni për ushqimin.
”Kafja, edhe ajo me pak kafeinë, stimulon prodhimin e acidit që, në mungesë të ushqimit, mund të dëmtojë pjesën e brendshme të stomakut me ekspozimin e shpeshtë”. Sipas dr. Adam Simon, ai mund të shkaktojë ulcerë në stomak ose probleme me tretjen. ”Ai mund të rrisë sasinë e ujit që nxirrni dhe shfaq simptoma të dehidratimit. Mund të ndikojë tek pusli, shkakton rrahje të çrregullta të zemrës dhe mund të ndikojë edhe tek tensioni i gjakut”. Shumë kafeinë mund t’ju shkaktojë ankth, dridhje, luhatje humori etj. Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që të pini kafe pasi të keni ngrënë ushqim.