Cigarja elektronike rrit rrezikun e kancerit dhe…
Cigaret elektronike u krijuan si një alternativë ndaj duhanit që shihej si shumë i dëmshëm për shëndetin e konsumatorit dhe njerëzve përreth tij. Por, sipas një studimi të kryer në Universitetin Mjekësor të New York, përdorimi i këtyre cigareve elektronike rrezikon shfaqjen e sëmundjeve kardiake si edhe kancerit.
Pas disa testeve laboratorike me minj eksperimentalë u vërtetua se ato subjekte të cilat ishin të ekspozuar ndaj avujve të cigareve elektronike përjetonin dëmtime në zemër, mushkëri dhe madje kishin edhe ndryshime në ADN. Këto ndryshim e bënin organizmin e trupit më vurnerabël ndaj kancerit.
Testime të ngjashme me nikotinë dhe tym cigareje rezulutan në rezultate pothuajse të njëjta dhe ndryshe nga sa besohej disa vite më parë, sot shkencërisht rezulton se cigaret elektronike janë po aq të dëshme në aspektin afatgjatë për shëndetin sa edhe duhani, ndonëse në terma afatshkurtët mushëritë dhe zemra nuk ngarkohen aq shumë sa nga duhani.