Cilat janë sëmundjet e të rriturve që mund të prekin edhe fëmijët

Kolesteroli i lartë
Në nivele normale, kolesteroli luan rol jetik për shumë funksione fiziologjike si: prodhimi i hormoneve, i vitaminësD, formimi i membranave të qelizave etj. Por, fatkeqësisht, një pjesë e mirë e njerëzve e kanë kolesterolin mbi nivelin e nevojshëm. Për më tepër, ky fenomen po vërehet edhe në brezat e rinj, diçka e pazakontë më parë. Nivelet e larta të kolesterolit mund të fillojnë të bllokojnë arteriet. Dëmtimi mund të nisë që në fëmijëri dhe të përkeqësohet me kalimin e viteve. Kolesteroli i lartë shkaktohet shpesh nga ushqyerja jo e shëndetshme. Pediatrit thonë që të gjithë fëmijët duhet të bëjnë kontrolle të kolesterolit gjatë moshës 9-11 vjeç.

Obeziteti 
Rreth 1 në 3 fëmijë konsiderohen obezë ose mbipeshë, bazuar tek indeksi i masës trupore (mosha, gjatësia dhe pesha). Si gjenetika ashtu edhe mënyra e jetesës ndikojnë në peshën dhe gjatësinë trupore të fëmijës. Konsumimi i ushqimeve jo të shëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik mund të luajnë një rol të rëndësishëm. Obeziteti mund të bëhet shkak për zhvillimin e një sërë problemesh shëndetësore, prandaj konsultohuni me një pediatër për t’u siguruar që fëmija të ketë një peshë të shëndetshme.

Tensioni i lartë i gjakut
Ashtu si tek të rriturit, obeziteti mund të shkaktojë tension të lartë të gjakut edhe tek fëmijët. Mund të jetë shenjë edhe e problemeve me veshkat dhe zemrën. Nuk shfaq simptoma tek fëmijët, prandaj dhe pediatrit këshillojnë që tensioni i gjakut të kontrollohet çdo vit tek fëmija. Nëse nuk trajtohet, tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore tek fëmija, deri tek sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru. Mund ta mbani nën kontroll këtë sëmundje duke humbur peshë, stërvitur dhe kufizuar kripën.

Diabeti i tipit 2
Jemi mësuar ta quajmë diabeti “i të rriturve apo moshave të treta”, megjithatë po shfaqet gjithmonë e më shumë edhe tek fëmijët. Dhe përsëri shkaku mund të jetë diabeti. Të qenët mbipeshë ndikon në mënyrën se si trupi e konverton ushqimin në energji. Me kalimin e kohës mund të keni nivele më të lartë të sheqerit në gjak dhe mund të shkaktojë dëmtime të qelizave dhe organeve në të gjithë trupin. Fëmijët mund të mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak duke ngrënë ushqime të shëndetshme dhe duke kryer aktivitet fizik rregullisht.

Sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë
Obeziteti gjatë fëmijërisë mund të lidhet gjithashtu me shtim të rasteve me sëmundje të dhjamosjes së mëlçisë jo nga alkooli tek fëmijët. Ashtu si diabeti i tipit 2, kjo gjendje lidhet me problemet se si trupi arrin ta përpunojë sheqerin në gjak. Nëse krijohet shumë dhjam brenda mëlçisë, mund të çojë në ënjtje dhe dëmtim të mëlçisë. Mbajtja e një peshe normale nëpërmjet dietës dhe aktivitetit fizik parandalon zhvillimin e këtyre problemeve shëndetësore që pasojnë njëra-tjetrën.

Gurët në tëmth
Tek fëmijët, këto gurë të vegjël që formohen në tëmth janë zakonisht efekt anësore i çrregullimeve të caktuara në gjak, si anemia me qeliza në formë drapëri. Obeziteti gjithashtu mund të bëhet shkak i formimit të gurëve në tëmth. Gurët në tëmth shkaktojnë dhimbje të barkut që mund të përkeqësohen pas të ngrënit. Ata mund të jenë të rrezikshme nëse bllokojnë kanalin ku kalojnë lëngjet në zorrë. Konsultohuni me mjekun nëse fëmija ka këtë lloj dhimbje që shoqërohet edhe me të përziera, temperaturë ose zverdhje të lëkurës ose syve.

Apnea e gjumit
Të qenët mbipeshë mund të shkaktojë gërhitje ose probleme me frymëmarrjen gjatë natës tek fëmija, megjithatë shkaku kryesor i apnesë së gjumit tek fëmijët janë infeksioni i bajameve. Në këtë rast mund të nevojitet edhe ndërhyrja kirurgjikale. Përndryshe, fëmija duhet të humb peshë ose të përdorë një pajisje për frymëmarrje.

Gurë në veshka
Tek një fëmijë mund të zhvillohen kristale grumbuj të fortë të këtyre mineraleve për shkak të ndonjë sëmundje apo problemi në traktin urinar. Gurët në veshka mund të formohen gjithashtu nëse fëmija nuk konsumon mjaftueshëm ujë dhe rritet përqendrimi i këtyre mineraleve në urinë. Me kalimin e kohës mund të shkaktojë edhe probleme më të rëndë nëse bllokon rrjedhjen e urinës.

Çrregullime mendore
Disa çrregullime mendore zakonisht diagnostikohen në fëmijëri, si ADHD apo autizmi. Por, edhe shumë patologji të tjera mund të nisin që në fëmijëri, si depresioni, ankthi apo çrregullimet e të ngrënit. Pediatri mund t’ju rekomandojë nëse fëmija ka nevojë për mjek specialist./shendeti/

SHKARKO APP