Çokollata e zezë dhe sytë! Çfarë i lidh?

Shikimi i njerëzve përmirësohet menjëherë pas konsumimit të çokollatës së zezë. Një studim i realizuar në ”University of the Incarnate Word i San Antonio”, zbuloi se çokollata e zezë menjëherë pas ngrënies mund të përmirësonte shikimin.

“Shumë pak studime kanë vënë re efektet pozitive të çokollatës së zezë në shikimin e njerëzve”,-tha profesor Jeff Rabin.

Studimi u zhvillua për një periudhë kohore prej 52 ditësh. Në studim morën pjesë 9 burra dhe 21 femra që konsumuan çokollatë të zezë dhe të bardhë për të parë sesi do të ndikonte secila në shikimin e tyre.

Çokollata e zezë është e pasur me flavonol, një antioksidues shumë i rëndësishëm. Ndërsa çokollata e bardhë ka më pak përmbajtje flavonoli. Por kjo nuk do të thotë se duhet të konsumoni pafund çokollatë të zezë sepse pavarëisht përfitimeve kanë edhe sheqer.

SHKARKO APP