Çokollata me 30 % më pak sheqer, por me të njëjtën ëmbëlsi
Gjigandi ushqimor Nestle zbuloi çokollatën e parë me teknologjinë e re e reduktimit të sheqerit.
Firma njoftoi në vitin 2016 se hulumtuesit e saj kishin arritur të ndryshonin strukturën e sheqerit duke përdorur vetëm përbërës natyralë.
“Milkybar Wowsomes” po reklamohen me 30 për qind më pak sheqer dhe do të dalin në shitje në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë javën e ardhshme.
Çokollata e bardhë nuk përmban ëmbëlsues artificialë por Nestle tha në një njoftim për shtyp se shkencëtarët krijuan “një sheqer të ajrosur poroz që shpërbëhet më shpejt në gojë”.
Është bërë duke spërkatur një përzierje sheqeri, pluhur qumështi dhe ujë në ajër të ngrohtë. “Qumështi stabilizon sheqerin e tharë me llak dhe ndalon që të bëhet shumë ngjitës”, shtoi Nestle.
Kompania shumëkombëshe zvicerane pohoi se procesi i saj i patentuar do t’u lejojë njerëzve të shijojnë të njëjtën ëmbëlsi por me më pak sheqer.