Çokollata zviceriane bëhet “hallall”, acarohen ekstremistët
Certifikimi i çokollatës së famshme zviceriane Toblerone si hallall, nuk është pritur aspak mirë nga ekstremistët e djathtë. Ka qenë zëdhënësi i partisë nacionale gjermane, AFD, ai që e ka cilësuar si ‘islamizim’ të Europës.
Përmes një mesazhi në Twitter ai ka kërkuar bojkotimin e këtij produkti. Grupet e ekstremit të djathtë në Europës bënë thirrje për të bojkotuar çokollatat Toblerone, pasi zbuluan se ëmbëlsira e njohur trekëndore është e certifikuar si ushqim hallall.Hallall është një fjalë arabe që tregon se një ushqim apo shërbim është i lejueshëm nga ligji islam.
Pavarësisht se toblerone nuk ka ndryshuar recetën, por disa komentues në internet janë revoltuar se fabrika e çokollatës në Bernë të Zvicër ka marrë certifikatën hallall në prill të këtij viti.