Covid-19 këtë vit do jetë si gripi sezonal
Edhe pse vitet e frikshme me viktima çdo moment kanë ikur, Covid-19 këtë vit do të jetë si një grip sezonal. Lajmin e bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë të premten.
“Mendoj se kemi ardhur në një pikë kur mund ta shohim Covid-19 në të njëjtën mënyrë që shohim influenzën sezonale: një kërcënim për shëndetin, një virus që do të vijojë të vrasë, por një virus që nuk do të ngrijë më aktivitetin e shoqërisë sonë”,-tha sot drejtori i emergjencave në OBSH Michael Ryan.
Që nga fillimi i pandemisë, formalisht janë të regjistruara 682,258,910 raste pozitive në të gjithë botën. Prej këtij totali, 6,817,436 persona kanë humbur jetën ndërsa 655,158,379 të tjerë janë shëruar.