Dashuria ju bën të sëmurë sikur jeni me grip

As nuk mund të hash, as të flesh dhe as të fokusohesh në dicka. Të biesh në dashuri është njësoj si të sëmuresh me grip, por trupi arrin ta luftojë. Një studim i ri tregon se trupat tanë e përjetojnë dashurinë njësoj si virusin e gripit.

Romancat e reja mund të shkaktojnë që gratë të prodhojnë një lloj proteine që zakonisht përdoret për të luftuar infeksionin.  Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë sugjerojnë se të qenit “i sëmurë nga dashuria” është dicka normale.

Ekipi i shkenctarëve mori mostrat e gjakut nga 47 gra gjatë një periudhe dyvjeçare pasi nisën lidhje të reja dashurie.

Ata zbuluan se fillimi i një romance aktivizon gjenet që prodhojnë interferon, një proteinë zakonisht e përdorur për të luftuar viruset.

SHKARKO APP