Dëmet shëndetësore që sjell konsumimi i margarinës

Sipas studimeve të zhvilluara nga shkencëtarët e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin ”Dokuz Eylul”, margarina nxit depresionin, ndërsa gjalpi ndikon pozitivisht në procesin e të mësuarit.

Nazan Uysal Harzadın nga Fakulteti i Fiziologjisë, dha detaje lidhur me studimin e zhvilluar tek minjtë. Ajo tregoi se kanë ushqyer minjtë me ushqime që kanë 10% vajra dhe kanë zbuluar se si këto vajra ndikojnë në sjelljen e tyre. Harzadın theksoi se në rastet kur kanë përdorur vaj luledielli, niveli i depresioni dhe ankthit është më i lartë.

Vaji i lulediellit ndikon negativisht në konteksin prefrontal, pra pjesën për vendimmarrje të trurit. Niveli i ankthit tek kafshët që konsumojnë vaj ulliri është tejet i ulët. Këto kafshë ishin të rehatuara dhe të relaksuara dhe kapaciteti i të mësuarit ishte më i lartë tek ato”, shtoi ajo. Periudha kohore e testimit tek minjtë prej dy muajsh, korrespondon me 10 vite tek njeriu.

SHKARKO APP