Dëmtimet që shkakton diabeti në sy
Sëmundja zakonisht prek të dy sytë. Retinopatia diabetike është një komplikacion i zakonshëm i diabetit të tipit 1 dhe 2, që prek enët e vogla të gjakut në retinë. Retinopatia diabetike shfaqet në dy forma të mëdha, profilerative dhe joproliferative.
Dr. Okuliste, Suzana Zhuka tregon se simptoma e parë e retinopatisë mund të jetë humbja graduale ose e papritur e shikimit. Madje Dr. Zhuka thekson se ka patur raste që pacienti ka ardhur për vizitë okulistike dhe pas diagnozës përkatëse i është zbuluar diabeti.
Është shumë e rëndësishme që të gjithë pacientët diabetik t’i nënshtrohen vizitave okulistike për t’i kushtuar një vemendje më të veçantë ekzaminimit të fundit të syrit, për të kuptuar më mirë gjendjen e retinopatisë e cila ndihmon në zgjedhjen e terapisë më të përshtatshme.
Kemi të bëjmë me lajm të mirë kur retinopatia diabetike është në fazën e butë apo të moderuar me një kontroll të mirë të sheqerit në gjak, ku zakonisht mund të ngadalësohet përparimi i retinopatisë diabetike. Por nëse është diagnostikuar me Retinopati Diabetike të Avancuar , pacienti do të ketë nevojë për trajtim të shpejtë kirurgjikal.
Si mund të parandalohen problemet me retinopatinë diabetike?
Parandalimi i retinopatisë është i bashkangjitur me parandalimin e nëse është prekur, me trajtimin e vetë diabetit. Personi duhet të ketë kontroll të mirë të sheqerit në gjak në kombinim me një dietë të ulët karbohidratesh. Parandalimi është mënyra më e mirë. Që të ruash shikimin duhet të ruash nivelet normale të presionit të gjakut. Lënia e duhanit është ndihmesë e madhe pasi duhani njihet si faktor dëmtues për enët e gjakut. Për të shmangur retinopatinë, duhen kryer ekzaminime të rregullta në sy edhe kur shikimi është normal. Trajtimi për retinopatinë diabetike është me lazer kirurgji për të zvogëluar rrjedhjen nga enët e gjakut të retinës. Ky trajtim është më efektiv në ruajtjen e syve nëse retinopatia zbulohet dhe trajtohet në fillim. Në retinopatitë e rënda proliferative disa njerëz kanë nevojë për një operacion të quajtur vitrectomi për të rikthyer shikimin.
Cilat janë shkaqet kryesore të verbërisë?
Disa nga shkaqet kryesore të verbërisë janë katarakti, trakoma, gluakoma dhe retinopatia diabetike. Retinopatia diabetike (RD) është një nga komplikacionet mikrovaskulare më të shpeshta të diabetit të tipit 1 dhe 2. Ajo përbën një prej shkaqeve kryesore të verbimit tek personat nën 60 vjeç. Retinopatia diabetike shkaktohet nga dëmtimi i enëve të vogla të gjakut në retinë në pjesën e pasme të syrit si pasojë e diabetit.
Si ndikon diabeti në enët e gjakut të retinës?
Diabeti mund të ndikojë në enët e gjakut të retinës në dy mënyra, mund t’i dëmtojë ose t’i bllokojë. Të dyja çojnë në retinopati që mund të ndodhë gradualisht ose pa dhimbje dhe me humbje të shikimit në njërin apo të dy sytë. Nëse enët periferike të gjakut bllokohen kjo mund të stimulojë rritjen e parregullt që mund të çojë në shkëputjen e retinës. Rreziku i retinopatisë mund të marrë shumë vite, deri në humbjen e shikimit, por jo të gjithë diabetikët zhvillojnë retinopati. Kjo është një sëmundje e vështirë për t’u kuptuar sidomos tek njerëzit që nuk e dinë se janë diabetik.
Cila është simptoma e parë e retinopatisë?
Simptoma e parë e retinopatisë mund të jetë humbja graduale ose e papritur e shikimit. Ka patur raste që pacienti ka ardhur për vizitë okulistike dhe pas diagnozës përkatëse i është zbuluar diabeti. Sëmundja zakonisht prek të dy sytë.
Sa lloje të retinopatisë diabetike ekzistojnë?
Ka dy lloje të retinopatisë diabetike, proliferative dhe joproliferative. Joproliferative (NPDR) është faza më e hershme e retinopatisë diabetike. Shumë njerëz me diabet kanë NPDR të butë e cila zakonisht nuk ndikon në shikimin e tyre. Në qoftë se shikimi i tyre është prekur kjo është si rezultat i edemës makulare dhe ishemisë makulare.
Po retinopatia diabetike proliferative (PDR) kur ndodh?
Retinopatia diabetike proliferative (PDR) kryesisht ndodh kur shumë prej enëve të gjakut në retinë mbyllen, duke penguar rrjedhjen e mjaftueshme të gjakut. Në përpjekje për të furnizuar me gjak zonën ku enët origjinale janë mbyllur, retina përgjigjet duke rritur enë të reja gjaku. Kjo është quajtur neovaskularizim. Këto degë të reja të gjakut janë të parregullta dhe nuk furnizojnë retinën me sasinë e duhur të gjakut.
Në rast kur ka formim të enëve të reja të gjakut në retinë çfarë duhet të aplikojmë?
Në rastet kur ka formim të enëve të reja të gjakut në retinë prej të cilave lehtë ndodh gjakderdhje dhe mbledhje e lëngjeve (edemë) në retinë dhe sidomos në makul, zbatohet terapia me anti – VEGF i cili e pengon rritjen e enëve të reja të gjakut në retinë. Në këtë mënyrë ndihmohet në mirëmbajtjen e shikimit qendror dhe shtyrjen e shfaqjes së komplikimeve të tjera. Aplikimi i tij është pa dhimbje dhe kryhet në kushte sterile dhe sipas nevojës me më tepër injeksione në interval të caktuara kohore.
Si kryhet diagnostikimi i retinopatisë diabetike?
Diagnostikimi i retinopatisë diabetike ka të bëjë me: 1.Kontrolli themelor oftalmologjik që lidhet me përcaktimin e qartësisë së të parit, matja e tensionit të syrit, kontrolle të pjesëve të parme të syve me mikroskop – biomikroskopi. 2.Kontroll i fundit të syrit të irisit të gjërë. 3.Aniografi floureshente (AF) me injektim të materialit për kontrast në venë (ngjyrë flourishente) dhe me kamer special për fundin e syrit (fundos kamera), vizualizohen dhe fotografohen ndryshimet patologjike të rrjetëzëz dhe enëve të gjakut në fundin e syrit. 4.Tomografia optike koherente, metodë joinvazive, pa kontakt, pa rrezik e cila na jep vizualizim të shtresave të rrjetëzës dhe është e lehtë për t’u aplikuar dhe për të ndjekur ndryshimet e qendrës së të parit (makulës) para dhe pas terapisë, si dhe ndryshimet në pjesët e tjera të rrjetëzës. 5.Ekografia (Bscan) metodë joinvazive e cila ëshë e detyrueshme tek pacientët të cilët kanë mediume të padukshme të syrit (katarakt apo gjakderdhje në sy). Me këtë lloj kontrolli përcaktohet nëse ekziston përveç kataraktit ndonjë shkak tjetër për humbjen e shikimit (gjakderdhje, shkëputje e rrjetëzës, tumor etj).
Në çfarë rastesh rekomandohet operacioni?
Trajtimi varet kryesisht nga lloji i retinopatisë diabetike. Trajtimi ndikohet edhe nga sa e rëndë është situata se si i është përgjigjur trajtimeve të mëparshme. Në një fazë të hershme të retinopatisë diabetike mund të mos jetë i nevojshëm trajtimi mjekësor. Është lajm i mirë kur retinopatia diabetike është në fazën e butë apo të moderuar me një kontroll të mirë të sheqerit në gjak, ku zakonisht mund të ngadalësohet përparimi i retinopatisë diabetike. Por nëse është diagnostikuar me Retinopati Diabetike të Avancuar , pacienti do të ketë nevojë për trajtim të shpejtë kirurgjikal. Ndonjëherë operacioni është rekomanduar edhe për retinopatinë diabetike nonprofilerative në raste të rënda. Në varësi të problemeve specifike me retinën, opsionet mund të përfshijnë: Trajtim lazer që mund të ndalojë apo të apo të ngadalësojë rrjedhjen e gjakut dhe lëngjeve në sy. Ky është një trajtim i bërë në një seancë të vetme. Përreth një ditë pas procedurës shikimi do të jetë i turbullt. Nëse pacienti ka shikim të paqartë nga ënjtja e makulës qendrore para operacionit. Nuk mund të korrigjohet 100 % shikimi, por mund të ketë një përmirësim. Trajtimi me lazer mund të tkurrë enët e gjakut. Është e mundur që pacienti të provojë humbje të shikimit periferik apo vegim nate pas procedurës kirurgjikale. Kirurgjia shpesh ngadalëson ose ndalon përparimin e retinopatisë diabetike, por kjo nuk është një kurë. Për shkak se diabeti është një sëmundje e përjetshme, dëmi dhe humbja e ardhme e shikimit janë të mundshme. Pas trajtimit për retinopati diabetik, do të duhen kontrolle të rregullta të syve.
Intervistoi: Vilma Kërçiku. Tv Klan