Depistimi i kancerit të qafës së mitrës, programi nis këtë vit
Instituti i Shëndetit Publik organizoi sot tryezë të rrumbullakët në kuadër të Javës Europiane të Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës.
Me pjesëmarrjen e agjencive rajonale të shëndetit dhe organizatave mbështetëse si UNFPA, ACPD, dhe MSHMS, ISHP prezantoi protokollin e programit të depistimit të kancerit të qafës së mitrës që do të fillojë në vitin 2019 me anë të HPV testit.
ISHP nëpërmjet laboratorit të biologjisë molekulare do të kryejë testimet e HPV. Gjithçka do të kryhet në bashkëpunim me DSHP e rretheve.