Dëshironi flokë të drejtë pa i dëmtuar? Përdorni këto maska

Nëse nuk doni të bini pre e metodave që drejtojnë flokët dhe në të njëjtën kohë i prishin ata, ju mbeten dy mundësi: t’i lini ato si janë dhe të përpiqeni t’i rregulloni në atë formë që kanë ose t’i shtrini me produkte natyrore.

Qumësht kokosi dhe lëng limoni së bashku. Këto dy produkte punojnë si një balsam, duke i lënë flokët të butë dhe të drejtë. Përzieni në një filxhan qumështin e kokosit me lëngun e një limoni. Lani flokët tuaj me shampo dhe kur të aplikoni balsamin përdorni këtë zgjidhje.

Banane dhe qumësht, janë një burim i madh ushqyes, duke përfshirë vitaminën B6 që ka një efekt pozitiv në flokë. Në sajë të përmbajtjes së sheqerit, gjithashtu, banania mban lagështinë natyrore të fibrave të flokëve. Qumështi përmban proteina dhe sheqerna të dobishme për të drejtuar flokët. Sasia e dy përbërësve varet nga gjatësia dhe masa e flokëve tuaj. /revistawho.com

SHKARKO APP