Dëshironi të zgjoheni të freskët? Ja koha ideale kur duhet të flini
Nëse keni fjetur herët dhe sërish jeni ndjerë të lodhur në mëngjes, mbase kjo metodë do t’ju ndihmojë. Një kompani që merret me prodhimin e mbulesave që vihen në sy gjatë natës ka bërë një hulumtim dhe ka caktuar orare të sakta deri në minuta, në mënyrë që njerëzit ta dinë kur të flenë e të mos ndihen të lodhur në mëngjes.
“Të flesh mirë nuk ka të bëjë vetëm me të shkuarit herët në shtrat, por lidhet ngushtë edhe me zgjedhjen e saktë të orarit për të fjetur, varësisht nga koha kur doni të zgjoheni në mëngjes”, thotë në faqen e saj kompania
Gjumi përbëhet nga pesë faza, duke përfshirë fazën e fundit, REM, që është koha kur ne ëndërrojmë dhe e kemi më të vështirë për t’u zgjuar. Nëse zgjohemi me alarm në fazë jo të duhur, edhe nëse kemi fjetur sa duhet mund të ndihemi të lodhur. Prandaj, nëse doni të zgjoheni në ora 7 të mëngjesit, oraret ideale për të fjetur janë 21:46, 23:46, 00:46 ose 02:16.