Dhëmbë të bardhë si bora! Ja disa këshilla të vlefshme
Buzëqeshja, stolisur me dhëmbë të bardhë si bora shpesh konsiderohet si arma më e rëndësishme e një përsoni për të rënë në sy. Nëse vazhdoni ende kërkimet për dhëmbë të bardhë në kushte shtëpie, ne po ua lehtësojmë jetën njëherë e mirë.
Më poshtë, po ju tregojmë çfarë të bëni dhe çfarë jo për të zbardhur dhëmbët në kushte shtëpie me mjete rrethanore.
- Çumçakëza pa sheqer.
Studimet kanë treguar se një çumçakëz pa sheqer pas ushqimit do t’ju ndihmojë të pastroni dhëmbët nga papastërtitë dhe nuk i lejon ato të zverdhen.
- Sodën e bukës.
E kemi thënë e stërthënë që soda e bukës bënë mrekullira. Miksimi i sodës së bukës me ujë do të bëjë të zhduken gjithë shtresat e papastërtive të akumuluara nga ushqimi.
Nëse asnjë nga këtu nuk ju jep rezultatin që dëshironi, zgjedhja e fundit ju mbetet një trajtim zbardhues tek dentisti.
Përveç këtyre ekziston gjithashtu një listë e gjatë elementesh që nuk duhen përdorur pasi falë tyre, dhëmbët tani janë të verdhë.
1.Çaji.
Çaji i bën shumë mirë shëndetit, por e keqja është se shkakton papastërtira. Nuk ju themi kurrsesi të hiqni dorë prej tij, por para se ta konsumoni hidhni pak qumësht.
- Vera e kuqe
Një gote vere është e pamundur t’i rezistosh, por duhet të dish koston që lë pas shija e saj. Vera e kuqe mund të shkaktojë njolla në dhëmbë.
- Karamelet
E keni parasysh kur karamelet dhe lëpirëset ndryshojnë ngjyrën e gjuhës tuaj? Të njëjtën gjë bën edhe me dhëmbët. Shmangini sa të mundni.
- Kafja
Kafja e zezë është gjithashtu një tjetër element që nuk i lë dhëmbët tuaj të jenë plotësisht të bardhë. Edhe këtu duhet të shtoni pak qumësht dhe s’duhet të harroni kurrsesi të pini ujë pasi të keni konsumuar kafen.