Dhëmbët mund t’i zbardhni edhe pa shkuar te dentisti
Nëse dëshironi që të keni dhëmbë shumë të bardhë nuk e keni me patjetër që këtë proces ta kryeni te dentisti.
Ka disa mënyra më të thjeshta dhe natyrale të cilat ndikojnë që dhëmbët tuaj të marrin ngjyrë të bardhë.
Lëvoret e frutave
Nëse jeni konsumues i rregullt i pemëve kjo është një veti shumë e mirë, por akoma ma të mira se frutat janë lëkurat e tyre. Nëse i fërkoni dhëmbët me lëkurën e bananeve apo të portokallit rregullisht, do të vëreni efektin zbardhues të tyre.
Ti fërkoni me vaj ulliri
Nëse i fërkoni dhëmbët me vaj ulliri para se të hani ushqim, kjo do të ketë efekt në ngjyrën e tyre. Duhet t’i masazhoni dhëmbët, e më pas t’i lani me ujë.
Sodë bikarboni (sodë buke)
Nëse përzieni sodën e bukës me peroksid hidrogjeni e t’i lani dhëmbët për cdo ditë, kjo mund të ketë rezultate të mahnitshme në dhëmbët tuaj. Ata do të jenë më të shndritshëm dhe më të bardhë.