Dhëmbët treguesit më të mirë për shëndetin e zemrës

Dhëmbët kanë një rëndësi të veçantë në shendetin e zemrës. Nëse dëshironi të qëndroni sa më larg kësaj është e rëndësishme që të kujdeseni për shëndetin dhe higjenën e dhëmbëve.

Sipas ekspertëve femrat që bëjnë “floos” në dhëmbët e tyre më shumë se dy herë në ditë, kanë një buzëqeshje të bukur, por “floosing” shkatërron bakteret e dhëmbëve të cilat shkaktojnë sëmundje kronike.

Një infeksion i gojës, nënkupton bakterin i cili futet në gjak, kontribuon jashtëzakonisht në sëmundjet e zemrës, diabetin dhe në rrugët e frymëmarrjes. Një rrezik përbën edhe kur je shtatzëne.

Kohët e fundit është konstatuar se problemet me zemrën zëne vendin kryesor të sëmundjeve me të shfaqura në popullsi. Nuk është i pakët numri i pacientëve drejtuar qendrave spitalore për të diagnostikuar dhe kuruar problemet me zemrën.

Nuk janë të pakta rastet e vdekjeve nga ataku kardiak tek pacientët që kanë probleme me zemrën. Më të prekur janë te moshuarit, por nuk janë të rralla rastet kur edhe persona në moshë të re paraqiten me probleme të tilla.

SHKARKO APP