Dhimbja e vazhdueshme dhe një topth që lëvizte, mjekët i zbulojnë vajzës sindromën e rrallë
Publikimi i Oddest Medical Cases na zbulon një rast të rrallë të një femre nga Michigan-i me moshë 28 vjeç, e prekur nga disa simptoma të çuditshme. Pacientja kreu një konsultë mjeksore, sepse ndiente dhimbje të vazhdueshme abdominale dhe një ndjesi me një topth që lëvizte brenda trupit të saj sa herë që ngrihej në këmbë.
Gjatë ekzaminimit mjekët zbuluan se ishte veshka e saj e djathtë që zhvendosej me disa cm në legenin e saj sa herë që ajo ngrihej. Vajza vuante nga një sëmundje e rrallë që quhet nefroptozë, ose e njohur si veshka lundruese, shkruan Bota.al.
Kjo sindromë prek më shumë femrat se meshkujt, por pse shkaktohet? Mjekët shpjegojnë që veshkat rrethohen nga një shtresë dhjami që kontribuon për t’imbajtur të qëndrueshme, por tek disa persona, ku kjo shtresë është e hollë nuk e kryen këtë funksion.