Dhimbje kronike të kokës? Ushqimet që nuk duhet të konsumoni
Dhimbjet e kokës janë normale, por kur kthehen në kronike përbëjnë vërtet një problem serioz për ata që vuajnë. Nuk asnjë dyshim, që komplikacione të tilla vijnë edhe nga kequshqyerja.
Për të reduktuar dhimbjen e kokës, ju duhet të shmangni patjetër këto ushqime:
Djathin
Sasia e tiraminës që gjendet në djathë varet nga lloji i produktit. Gjithashtu varet nga lloji i përpunimit, fermentimit, madje edhe nga ndotja bakteriale. Shumica e njerëzve mendojnë se djathi sa më i vjetër, aq më të mirë e ka shijen. Megjithatë, kjo gjë nuk qëndron! Djathërat e vjetër shkaktojnë migrenë.
Aditivët
Ju duhet patjetër të shmangni ushqimin që përmban natrium-glutamate, ekstrakte të majasë, proteina bimore. Herën tjetër kur planifikoni të blini diçka të ëmbël, mendohuni dy herë.
Alkool
Alkooli është i dëmshëm për trupin në përgjithësi, ndërsa tiroamina që përmban është përgjegjëse për dhimbjet e kokës. Vera e kuqe, shampanja, uiski dhe birrat janë shkaktarët më të zakonshëm të dhimbjes së kokës.
Ushqimi i ftohtë
Nëse temperatura e trupit tuaj rritet për shkak të ekspozimit ndaj diellit, duhet të mendoheni dy herë para se të hani akullore për të rifreskuar veten. Ushqimi i ftohtë me siguri do të shkaktojë dhimbje koke nëse trupi juaj është i nxehtë.
Nitritet
Nitritet janë komponimet e përdorura si konservuaes në përbërës si salsiçe, sallam pikant, mish i tymosur, kështu që duhet të qëndroni larg tyre në mënyrë që të ulni rrezikun e migrenës.
Çokollata
Edhe pse kakaoja mund të mbrojë qelizat nervore që shkaktojnë migrenën, studimet tregojnë se pothuajse një e treta e dhimbjeve të kokës mund të shkaktohen nga çokollata.