Dhimbjet e stomakut mund t’i kaloni në kushte shtëpie
Shumë personave u ndodh të hasen me dhembje të shpeshta stomaku gjatë gjithë kohës, por jo të gjithë e kanë mundësinë të shkojnë në mënyrë të menjëhershme tek mjeku.
Dhimbja e stomakut mund të parandalohet dhe me kura natyrale të cilat i kemi në shtëpi.
Soda: Ju nevojitet vetëm gjysmë gote ujë dhe gjysmë luge çaji sodë, i përzieni dhe e pini. Këtë mund ta përsërisni pas 4 orësh në qoftë se dhembja ju rikthehet.
Bananet: Në qoftë se keni dhembje të shpeshta stomaku, hani gjatë ditës 2-3 banane. Përmbajtja e tyre e kaliumit ndihmon në absorbimin e lehtë të ushqimit dhe tretjen më të mirë. Ato gjithashtu kanë potencial të lartë antioksidant.
Çaji i kamomilit: Ngroheni për rreth 15 minuta dhe filloni ta konsumoni, pasi ky çaj ul aciditetin e stomakut dhe ndihmon në sistemin tuaj të tretjes. Rekomandohen 2-3 filxhan në ditë.
Çaji i xhinxherit: Mund ta realizoni vetë në shtëpi si çdo çaj normal dhe ta konsumoni. Efektet gastroproteknike të çajit nxisin lëvizjen e stomakut dhe për këtë nuk ka nevojë të përdorni ilaçe.
Vaji i ullirit: Ju nevojitet vetëm 1 lugë çaji vaj ulliri ekstra të virgjër ta përdorni përpara se të keni ngrënë vaktin ushqyes. Vaji i ullirit ndihmon në tretje duke stimuluar trupin për të prodhuar enzima të mjaftueshme për të tretur mirë ushqimin. Kjo bën që dhe stomaku të mos lodhet.
Kos i thjeshtë organik: Rekomandohet të hahet 2-3 gota kos në ditë, pasi ndihmon në tretjen dhe në kontrollimin e baktereve jo të shëndetshme të stomakut./ATA/