Dhurata Tarifa: Kanceri i gjirit, ja shkaktarët dhe si mund t’i evitojmë ato
Flet për “Koha Jonë”mjekja e njohur onkologe lidhur me sëmundjet kancerogjene
Intervistoi: Sidorela Lepuri
Sëmundjet kancerogjene po njohin gjithmonëe mëshumërritje nëvendin tonë, ashtu sikurse po ndodh edhe nëvendet e tjera tëbotës. Janënjësërëfaktorësh qofshin këto tëjashtëm apo edhe tëbrendshëm (endogjene) tëcilat i shkaktojnësëmundjet kancerogjene. Kanceri i gjirit, i cilësuar edhe si shkaktari i dytëi vdekjeve nëvend, ështësëmundja kancerogjene mëe përhapur.
Mjekja e njohur onkologe, Dhurata Tarifa tregon nënjëintervistëpër gazetën “Koha Jonë”lidhur me shkaqet mëtëshpeshta tësëmundjeve kancerogjene, kurimin e tyre dhe sesi mund tëevitojmëdisa nga faktorët qëshkaktojnëkëto sëmundje…
Ka patur njërritje tënumrit tëpersonave tëprekur nga sëmundjet kancerogjene vitet e fundit nëvendin tonë. Cilët janëdisa nga faktorët qëkanëstimuluar këtërritje?
Realisht ka njërritje tënumrit tëpacientëve me tumore malinje gjatëviteve tëfundit nëvendin tonë, sikurse ka ndodhur edhe nëvendet europiane dhe nëSHBA. Faktorët qëpasojnënjërritje tëincidencës janëtëshumtëdhe tëndryshëm nëvarësi tëorganeve dhe sistemeve tëorganizmit. Qëdo tëthotëtëtjerëfaktorërenditen për kancerin e gjirit, tëtjerëpër traktin kardioezofageal, për kancerin e mushkërisë, atëkolorektal ose genital. Përmenda këto tumore tëcilët janëtumoret mëtëshpeshtënëtëdy sekset. Faktorët kryesorëjanëfaktorët endogjene qënuk lidhen me ndikimin e faktorëve tëambientit apo tëstilit tëjetuarit. Gjithashtu ekzistojnëfaktorëtëjashtëm qëduke u bashkuar me ata endogjene fuqizojnëveprimin e tyre kancerogjen.
Po përmend shkurtimisht disa faktorëmëpërfaqësues qëakuzohen si shkaktar për kancerin e gjirit si kanceri me i shpeshtënëseksin femër.
Njënga faktorët mëtërëndësishëm qëakuzohet për zhvillimin e kancerit tëgjirit janëhormonet estrogjene. Kjo ështëarsyeja qëkanceri i gjirit favorizohet mëshumënëgratëqënuk mbeten shtatzënëose bëjnënjënumër tëpakët lindjesh. Kjo ndodh sepse gjatështatzanisëpushon sëvepruari hormoni estrogjenik, pra gruaja ështëmëpak e ndikuar nga veprimi i këtij hormone.
Sa mëgjatënjëgrua tëjetënën ndikimin e hormoneve estrogjenike, periudhëqëfillon me fillimin e menarkës dhe përfundon me menopauzën, aq mëe predispozuar ështëkjo grua për tëzhvilluar njëkancer tëgjirit. Gjithashtu edhe përdorimi i kontraceptivëve tëpakontrolluar me përmbajtje tëlartëtëfraksioneve estrogjenike, mund tëbëhet njëfaktor riskues i mundshëm për tëzhvilluar mëvonënjëkancer gjiri. Me po këtëmekanizëm rreshtohet nëfaktorët riskues edhe obeziteti. Kjo sepse nëindin dhjamor prodhohet hormon estrogjenik. Kanceri i gjirit ndodh mëshpesh nëgratëintelektuale krahasuar me gratëpunëtore dhe ato rurale dhe mërrallënësportistët, balerinat dhe notarët.
Nëcilin stad ndodh zakonisht qëtëidentifikohen këto sëmundje?
Në10 vjeçarin e fundit po ndodh qëstadi nëtëcilin paraqiten gratëme kancer tëgjirit ështënëulje. Kjo do tëthotëqëndërsa mëparëdominonin stadet e avancuara tëzhvillimit tësëmundjes nëditët e sotme këto stade tëavancuara janëduke u pakësuar nëvazhdimësi. Kjo ështëarritur për shkak tëdisa faktorëve sikurse janëngritja kulturore si dhe informacioni mëi zgjeruar qëgratëmarrin nga shumëburime kryesisht ato mediatike.
Ndërkohësikurse e thamëedhe mëlart, ka patur njërritje tënumrit tëtëprekurve me kancer, por nga ana tjetër thuhet se fondet për barnat qëkurojnëkëtësëmundje mortale kanëardhur duke u ulur nga viti nëviti. Sa e ndjeni këtënëpunën tuaj tëpërditshme?
Ka njërritje tëbuxhetit për barnat antikanceroze nga viti nëvit, por kjo rritje akoma nuk mundëson dot trajtimin e plotëdhe tëvazhdueshëm tëdisa prej pacientëve tëcilët ju duhet tëtrajtohen për periudha tëgjata kohore qënganjëherëmund tëzgjas edhe 1 vit.
Ështëpër tu theksuar qëpreparatet antikanceroze kanëkosto tëlartë. Vitet e fundit janëzhvilluar njënumër i konsiderueshëm preparatesh antikanceroze qëne i quajmëpreparate tëtargetuar. Janëpreparate qëtargetojnëose qëmtojnëreceptore tëveçantënëqelizën tumorale pa dëmtuar pjesën tjetër tëqelizës. Këto preparate duke iu bashkuar kimioterapisështojnëveprimin vrasës ndaj qelizës kancerogjene. Kjo ështëarsyeja qënëditët e sotme janërritur ndjeshëm rezultatet ndaj trajtimeve tëtilla tëkombinuara qëka sjellësi rezultat edhe rritjen e ndjeshme tëmbijetesave tësëmundjes. Njërezultat tëtillëmjaft tëvlerësuar edhe nga ne po marrim nëtrajtimin e kancerit tëgjirit. Njërezultat ky i përftuar nga trajtimi i kombinuar i kimioterapisëme preparatin e targetuar tëquajtur Herceptinë. Mund tëthem qëvitin e kaluar qëkemi disponuar për njëperiudhëtëgjatëkohe këtëpreparat kemi prekur dhe rezultate shumëtëkënaqshme nëreagimin pozitiv tësëmundjes. Dëshirojmëdhe shpresojmëqënëvitin nëvazhdim fondi i preparateve antikanceroze tëjetëprioritet për qeverinë.
Punoni prej gati tri dekadash me tësëmurët me kancer. A ju ndodh shpesh qëpacientët tëkenënjëkoncept tëgabuar për sëmundjet kancerogjene nëpërgjithësi?
Punoj tashmëprej 33 vitesh nëshërbimin e Onkologjisënësektorin e Kimioterapisëqëpërfaqëson trajtimin sistemik tëtumoreve malinje. Trajtimi i këtyre tumoreve ështëi ndryshëm, kjo nëvarësi tëvatrës sëlokalizimit, tëburimit ose origjinës, tëstadit tëzhvillimit dhe sidomos agresivitetit tëqelizës tumorale.
Nëvarësi tëfaktorëve tëmësipërm edhe rezultatet gjatëdhe mbas trajtimit sigurisht qëndryshojnë. Rezultatet mëtëkënaqshme marrim nëtumoret qëparaqiten nëstade me tëhershme si dhe nga tumore qëkanëmëpak agresivitet tëqelizës përfaqësuese.
Sapo pacienti diagnostikohet morfologjikisht stadifikohet dhe përcaktohet protokolli i trajtimit fillon bashkëbisedimi nëshpjegimin e situatës sësëmundjes dhe procedurat terapeutike qërekomandohen. Kuptohet qëpacientët qëkanëtëdhëna mëtëfavorshme tësëmundjes, qëjanëfaktorët qëpërmenda mëlart shpërblehen mëmirënga trajtimi duke përfituar mbijetesa tëgjata ,shpesh herëshumëvjeçare. Kam shumëpacientëqëtashmëkonsiderohen tëshëruar prej 20 apo 30 vitesh dhe vijnëmëtakojnëduke me treguar për përvojat e jetës qëvazhdon, për ndryshimet dhe gezimet familjare, etj. Ka shumëshumëvlerëardhja e tyre nëdhomën e konsultave, mëgëzon, mëemocionon. Ka shumëvlerësidomos për pacientët e rinj tëcilët marrin mesazhe shprese dhe optimizmi për vazhdueshmërinëe jetës.
Kanceri i gjirit ështënjëprej sëmundjeve kancerogjene mëtëpërhapura nëShqipëri, dhe ështëcilësuar si shkaktari i dytëi vdekjeve nëvend. Cilat janëdisa prej simptomave mëtëzakonshme tësëmundjes?
Simptoma kryesore ështënjëformacion tridimensional qëshpesh gruaja e dikton vetëgjatëpalpacionit nëpozicion nëkëmbëose shtrirë. Njësimptomëtjetër ështëndryshimi i pamjes dhe pozicionit tëgjirit. Gjiri mund tëjetëmëlart ose tëketënjëndryshim tëlëkurës nëformën e njëedeme ose edhe skuqje tësaj. Mund tëshfaqen sekrecione nga mamela. Ka raste kur nëgji nuk preket formacioni. Njëformacion qëshfaqet nësqetull apo nëregjionin klavikular mund tëfsheh njëkancer tëgjirit. Ka edhe raste tëparaqitjes sënjëgruaje nëpër klinika tëtjera për dhimbje tështylles kurizore apo ndonjëlokalizim tjetër dhe pas egzaminimeve rezulton tëketënjëformacion malinj tëgjirit.
Kemi tëbëjmëme raste kur simptomat janëtëfshehura dhe shfaqen nëstadin e fundit tëzhvillimit tësëmundjes?
Ka sëmundje malinje qënuk paraqesin simptoma ose paraqesin simptoma jo tërëndësishme.
Nëkëtërast bëhet fjalëpër patologji tëlokalizuara nëorgane tëbrendshme si vezoret, rrugët biliare, aparati tretës, aparati urinar etj. Këto janësisteme dhe organe qënuk mund tëdiagnostikohen nëstadin e parësikurse ndodh me kancerin e gjirit, tëtestit, tëlekures apo nëlymfomat.
Si mund ta parandalojmënëkohëkëtësëmundje?
Nëpërgjithësi nuk thuhet tëparandalojmësëmundjen, por si tëevitojmëdisa nga faktorët qëcilësohen si favorizues tësëmundjes. Janëdisa faktorëtëcilët i thashëedhe mëlart.
Cilat janëdisa këshilla qëdo tëjepnit për tëgjithëfemrat nëkëtërast?
*Disa nga këshillat e mia për femrat qëtëevitojnëprekjen nga kanceri i gjirit janë:
*Lindjet dhe ushqyerja me gji
*Jeta aktive
*Dieta e pasur me fibra dhe e varfër me yndyrna shtazore
*Vetëegzaminimi i gjirit çdo muaj për tëgjitha moshat
*Vizitëklinike te mjeku specialist çdo vit për tëgjitha moshat
*Eko tëgjirit çdo vit për grupmoshat 30-40 vjeç
*Mamografi çdo 2 vjet për grupmoshat 40 -50 vjeç
*Mamografi çdo vit për moshat mbi 50 vjeç
Tëgjitha këto ulin mortalitetin nga kanceri i gjirit mbi 35 %. Lajmi i keq qëndron tek rritja e incidencës sëkancerit tëgjirit dhe lajmi i mirëtek ulja e mortalitetit nga kanceri i gjirit.