Diagnostikimi i autizmit me një test të thjeshtë
Sipas studimeve të reja, një test jo-invaziv i dëgjimit mund të ndihmojë zbulimin e hershëm dhe diagnostikimin e autizmit. Kjo mundëson që trajtimet të fillojnë vite para se të zhvillohen simptomat.
Fëmijët me çrregullim të spektrit të autizmit (ASD), zakonisht diagnostikohen në moshën 4 vjeçare, duke përdorur teste që kryesisht mbështeten tek të folurit.
Hulumtuesit nga Lake Erie College of Osteopathic Medicine në Pensilvani, sugjerojnë se çelësi i diagnostikimit të hershëm mund të qëndrojë tek dëgjimi i tyre.
Studiuesit sugjerojnë përdorimin e testimit refleks ‘stapedial’, i njohur edhe si testimi akustik i refleksit, që mat ndryshimet e presionit në veshin e mesëm si përgjigje ndaj tingujve.