Dieta detox nis me një sallatë

Pas festave organizmi ka nevojë të çlirohet nga toksinat e tepërta dhe ne kemi nevojë të heqim ca kile. Duke zgjedhur një regjim dietik të lehtë e detox për tre ditë dhe duke u mbështetur tek perimet e ingredientët e stinës, pasi është një dhuratë që i bëjmë trupit. Ideale janë sallatat.

Ekzotike-Përzieni përbërësit (sasia sipas dëshirës): kivi, sallatë jeshile dhe radiko e kuqe, pomodorini të freskëta, avokado dhe mango. Salca: Një përzierje me vaj ulliri, lëng limoni, aceto balsamiko dhe salcë soje.

Vitaminoze-Përzieni përbërësit (sasia sipas dëshirës): mandarina, spinaq krudo, thelpinj arre. Salca: uthull dhe pak mustardë.

E shijshme-Përzieni përbërësit (sasia sipas dëshirës): mollë, sallatë jeshile, bajame të qëruara, rrush. Salca: uthull molle

Rifreskuese-Përzieni përbërësit (sasia sipas dëshirës): portokall, panxhar i kuq, djathë feta. Salca: lëng portokalli, një lugë vaj ulliri, kripë, piper.

Energjike-Përzieni përbërësit (sasia sipas dëshirës): dardhë, rukola, arra shqeme (cashews), fara lini. Salca: vaj ulliri, aceto balsamiko, kripë dhe piper.

SHKARKO APP