Dieta e duhur për linja perfekte dhe lëkurë të xirë nga dielli

Kjo është dëshira e të gjithëve: pas ‘grisë’ së muajve të dimrit, më në fund vjen vera dhe bashkë me të, dëshira për t’u dobësuar.

I ftohti çon në një dietë më të pasur me yndyrna, të cilat tani janë të padobishme dhe na bëjnë të dukemi aspak mirë.

Të kemi një trup për t’u bënë re nën çadrën e plazhit dhe një ngjyrë të bukur të lëkurës është e mundur: mjafton të ushqehemi siç duhet të cilat na ndihmojnë të ndihemi dhe të jemi mirë, pa hequr dorë nga shumë gjëra.

Si fillim, nuk duhet të harrojmë se aleatët më të mirë për një nxirje të bukur të lëkurës janë ushqimet që përmbajnë vitaminë A dhe betakaroten, të cilat stimulojnë prodhimin e melaninës në trupin tonë. Ja se cilat janë këto ushqime:

Të bukura dhe me ngjyrë: Sallatat janë protagoniste të kësaj stine të bukur. Bahçja është bujare në këtë periudhë të vitit dhe na dhuron shumë përbërës aromatikë dhe të shijshëm për të bërë sallatën që na frymëzon më së shumti. E thjeshtë për t’u përgatitur dhe mund të konsumohet kudo, përfshirë edhe plazhin.

Për një trup të nxirë bukur dhe në mënyrë uniforme, të mos harrojmë karrotat, selinon dhe radikion, të cilave duhet t’i shtojmë pak proteina, si psh.  Vezë, karkaleca apo edhe fruta të thata.

Pak vaj ulliri ekstra i virgjër dhe limon, do ishin perfekte për një sallatë që mban larg kolesterolin dhe është e pasur me vitaminë C.

Jo vetëm e mirë: e shijshme, e ëmbël dhe e freskët është sallata e frutave.

Ngjyra dhe shija bashkohen në një pjatë plot shije. Ideale për një nxirje të mirë të lëkurës, është e shkëlqyer si zëvendësuese e ndonjë vakti.

Zgjedhja më e mirë është ajo që përfshin fruta të pasura me vitamina dhe betakaroten, të cilat stimulojnë melaninën.

Me pak fjalë, këshillohen: kajsitë, pjeshkat dhe pjepri, pak banane e cila është e pasur me potasium, ilaçi më i mirë kundër lodhhjes.

Kjo sallatë është shumë praktike për t’u marrë me vete. Mjafton një tas hermetik. Sallata e frutave është një mënyrë shumë e mirë për të ruajtur linjat pa shumë mundim.

Këshilla e vetme: mos i shtoni as sheqer, as lëng portokalli, pasi shtojnë sasinë e kalorive.

Gazpacho i kuq: Nëse nuk e kemi shijuar kurrë këtë specialitet spanjoll, ka ardhur momenti për ta bërë një gjë të tillë.

Kjo pjatë e lëngshme ngjan si supë, por serviret e ftohtë dhe është tmerrësisht e lehtë dhe e pasur me vlera ushqimore.

Gazpacho përgatitet me speca të kuq, qepë, domate, kastravecë, në mikser me pak bukë të tharë.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme: Shalqiri është fruti simbol i verës dhe një aleatët më të mirë të linjës dhe nxirrjes në plazh.

Shalqiri është perfekt për bark të sheshtë: përveçse pastron, hidraton, i pasur me kripra minerale dhe vitamina, përmban karoteneid dhe likopen, ndaj është perfekte për një lëkurë të nxirë më së miri.

Jo vetëm për t’u marrë në plazh, por mund ta shijojmë edhe në zyrë, falë tasave me kapakë. Do jetë një mrekulli që lufton vapën dhe lodhjen.

SHKARKO APP