Dieta e mëngjesit që ju ndihmon të humbni peshë

Nga një studim izraelit nga Universiteti i Tel Avivit, zbulon se vaktet e mëngjesit të pasuara nga një drekë e mesme dhe një darkë e lehtë, ndihmojnë në humbjen në peshë. Studiuesit vëzhguan për tre muaj gjendjen e shëndetit të rreth tridhjetë vullnetarëve obezë me diabet të tipit 2 dhe një moshë mesatare 69-vjeç.

Një pjesë e grupit që u vendos në provë iu nënshtrua të ashtuquajturit ”dieta B”(mëngjes i bollshëm, dreka më e vogël dhe darkë të lehtë), ndërsa pjesa tjetër ndoqën dietën 6M: ”gjashtë mini-ushqime të përditshme”.

”Nuk është sa hani, nuk janë kaloritë vetë dhe as ora në të cilën ju hani. Metabolizmi ndryshon sipas orëve. Një gjë është një fetë bukë në mëngjes një në mbrëmje”, shpjegoi koordinatorja e ekipit hulumtues Daniela Jakubowicz.

Tre muaj më vonë, teza e shkencëtarëve u konfirmua nga rezultatet e testeve: pacientët me dietë B kishin humbur pesë kilogramë. Ata që ndoqën dietën e gjashtë mini-vakteve, në vend të tyre ishin shëndoshur me 1.4 kg.

SHKARKO APP