Dieta e supermetabolizmit
Dieta e supermetabolizmit, e ideuar nga nutricionistja amerikane Haylie Pomroy, mund të ofrojë rezultate të mira për ato që luftojnë përditë me peshoren, duke ngrënë gjithnjë e më mirë. Nëse keni kaluar nga një dietë në një tjetër pa arritur objektivin e duhur, edhe pse reduktoni ushqimin, duke numëruar kaloritë apo duke vlerësuar çdo gram yndrye që hani, ky plan ushqimi mund të jetë zgjidhja. Këshilla shtesë janë të hani pesë vakte në ditë, nga një vakt në çdo 2-4 orë, dhe mëngjesin ta hani Brenda një ore nga zgjimi.
Kjo dietë ndahet në tre faza.
Faza e parë (të hënë e të martë): Duhet të konsumoni mbi të gjitha karbohidrate dhe fruta.
Faza e dytë (e mërkurë dhe e enjte)duhet të hani më shumë proteina me origjinë shtazore dhe perime alkaline.
Faza e tretë (e premte, e shtune dhe e diel), përveç atyre të mësipërme, është e nevojshme të shtoni yndyrna dhe vajra të shëndetshme. Ky plan ushqimi duhet të përsëritet katër javë për të pasur rezultate.