Dieta koreane, sekreti oriental për të humbur peshë
Gratë aziatike kanë tërhequr vëmendjen e Perëndimit falë trupit të tyre të hollë. Dhe pse gjenetika ka të bëjë shumë, nuk mund të mohojmë se mënyra e tyre e ushqyerjes ka një rol të rëndësishëm. Cili është sekreti? Pse konsiderohet si Vendi “më i shëndetshëm”? Dieta koreane u bë e famshme në botë falë vetive të saj dobësuese. Për shkak të boom-it të kuzhinës koreane në botë, shumë persona kanë krijuar pjata ushqyese shumë të rrepta.
1-Perimet e freskëta dhe orizi janë baza e dietës koreane, kanë pak kalori dhe janë prezent në të gjitha pjatat kryesore.
2-Për koreanët, ndryshe nga Perëndimi, mishi është ushqyes sekondar. Prandaj dieta e tyre ka më pak kalori. Mishi i kuq zëvendësohet nga peshku, apo frutat e detit që janë burim i Omega 3.
3-Si traditë, supat janë pjesë thelbësore e vakteve koreane. Janë pjata të lehta për tu përgatitur, dhe falë përzierjes së erëzave, dhurojnë dhe ndjesinë e ngopjes.
4-Çajrat bimorë janë një tjetër motiv për të quajtur regjimin korean si dobësues.
5-Kimchi është pjata tradicionale koreane, një ushqim i fermentuar me bazë lakrën kineze të dehidratuar dhe me kripë, shoqëruar me hudhra, xhinxhër, salcë peshku dhe speca. Është ngopës dhe pak kalorik.