Dieta më e mirë kundër kolesterolit

Edhe pse është i rëndësishëm për funksionimin e mirë të organizmit (prodhimin e hormoneve, acideve biliare etj), kolesteroli mund të jetë i dëmshëm për arteriet nëse niveli i tij në gjak është i lartë

Duke u vendosur në muret e enëve të gjakut ai ngushton kalueshmërinë e arterieve duke i rrezikuar ato për mbyllje të plotë. Po ashtu shkakton infarkt dhe probleme tjera vaskulare.

Për këtë arsye nëse niveli i kolesterolit i kalon vlerat normale, nutricionistët rekomandojnë që menjëherë të fillohet me ndryshimin në regjimin e ushqimit në kohëzgjatje prej tre deri gjashtë muaj.

Kjo kohë mjafton që niveli i kolesterolit të ulet për 10-15% pa marrjen e barnave.

Prioritetet

Parimisht duhet lënë anash ushqimin i cili përmban kolesterol dhe yndyra “të këqija”. Konsumimi i madh i tyre favorizon rritjen e nivelit të kolesterolit.

Njëkohësisht, duhet shtuar konsumimin e yndyrave “të mira” të cilat jo vetëm që nuk e rritin nivelin e kolesterolit, por ato edhe e ulin atë.

Vajrat

Për të konsumuar vlerat optimale të “yndyrave të mira” duhet të shfrytëzohen lloje të ndryshme të vajrave si shtesë për sallata. Vaji i rrepës ose i farës së misrit, si edhe vaji i sojës ose i arrës, siguron sasinë e nevojshme të acideve omega-3 yndyrore, vaji i lulediellit dhe i kikirikëve siguron acidet omega-6, ndërsa vaji i ullirit furnizon organizmin me acide të ngopura yndyrore.

Për përgatitjen e ushqimeve përdorni vajin e lulediellit ose vajin e ullirit, ose kombinime të vajrave. Duhet të keni parasysh edhe faktin se këto vajra përmbajnë sasi të caktuar të kalorive. Edhe përdorimi i tepërt i tyre rrit faktorët e rrezikut për arterie.

Mishi

Sasia e yndyrës në mish varet nga lloji i kafshës dhe nga pjesa e mishit të zgjedhur. Mishi i qengjit dhe i viçit është më i yndyrshëm.

Për luftimin e kolesterolit preferohet mishi i shpezëve dhe mishi i kafshëve të egra, të cilat duhet të përgatiten me sasi të vogël të yndyrës dhe të mos hahet lëkura.

Produktet e qumështit

Krem qumështi përmban sasi të madhe të yndyrave të ngopura. Djathërat e butë përmbajnë më pak yndyrë se të fortët. Sa i përket jogurtit konsumoni atë që ka sasi më të vogël të yndyrës, por që përmban kalcium.

Peshqit

Zgjidhni peshqit me yndyrë nga ujërat e ftohta, të pasur me acide omega-3 yndyrore (skumbri, ngjala, harenga, salmon) ose peshqit me më pak yndyrë (sardele, krapi).

Personat e rrezikuar

Personat të cilët kanë një ose më shumë faktorë rreziku duhet që patjetër ta kontrollojnë nivelin e kolesterolit.

Te meshkujt faktor rreziku konsiderohet mosha mbi 45 vjet, ndërsa te femrat mbi 55. Pastaj rastet me sëmundje kardiovaskulare në familje, duhanpirësit, personat me shtypje të rritur të gjakut, diabetikët ose ata me peshë të madhe trupore.

Më pak stres dhe më shumë sport

Mënyra e jetesës kundër kolesterolit nuk mund të fitohet pa sport. Sporti është i rëndësishëm në humbjen e kilogramëve, për diabetikët dhe për një zemër të shëndoshë. Nxit rritjen e nivelit të kolesterolit të mirë, si edhe ndihmon në pastrimin e arterieve.

Zgjidhni sportet të cilat aktivizojnë një numër më të madh të muskujve, që rritin punën e zemrës dhe qarkullimin e gjakut: ngasje të biçikletës, ecje, notim…Përveç kësaj sporti ka një efekt pozitiv në luftën kundër stresit. Stresi ka një ndikim negativ në sistemin kardiovaskular: Rrit shtypjen e gjakut, madje edhe nivelin e kolesterolit të keq, dhe e lodh zemrën.

Derisa pirja e duhanit dhe kolesteroli janë dëmtuesit kryesorë të arterieve. Ndërprerja e duhanit shumë shpejtë e zvogëlon rrezikun për infarkt

SHKARKO APP