Dieta me kalori të ulura, që kontribuon në frenimin e mplakjes

Nuk është hera e parë që shkencëtarët lidhin pakësimin e kalorive me ngadalësimin e mplakjes madje edhe me kancerin, por tani një studim sjell konkluzione më të sakta sesi reduktimi i kalorive në dietë mund të ndihmojë për të ngadalësuar metabolizmin njerëzor duke rritur kështu jetëgjatësinë.

Rezultatet e studimeve janë kaq përfundimtare, sa që përforcojnë hipotezën se një stil jete me kalori të pakta ose trajtime që imitojnë efektet biologjike të kufizimit mund të zgjasin jetën. Deri më tani ishin realizuar studime të ngjashme me kafshët me një gjysëm cikli jete si kërmijtë, mizat dhe minjtë. Eksperimenti aktual i realizuar tek njerëzit është pioner, meqë studimet e këtyre karakteristikave tek kafshët me jetëgjatësi më të madhe janë të vështira për t’u realizuar.

Prova analizoi efektet e 2 viteve kufizimesh klorike në metabolizëm tek më shumë se 200 të rritur dhe të shëndetshëm, jo obezë nga 21-50 vjeç. 34 persona të një grupi ulën kaloritë me një mesatare prej 15% dhe 19 persona hëngrën si zakonisht. Në fund të viteve u vu re që pjesëmarrësit e dietës përdornin energjinë në mënyrë më efikase, sesa grupi i kontrollit. Ky reduktim në normën metabolike ishte më i madh se humbja e peshës së grupit të provës që ishte pothuaj 9 kg mesatarisht. Të gjitha masat e tjera klinike u reduktuan.

Biokimika e jetëgjatësisë
Në dekadën e 1990, shkencëtarët filluan të identifikojnë genet dhe rrugët biokimike të përfshira në jetëgjatësinë në modele kafshësh. Këto përfshinin rrugë të ndjeshmërisë së insulinës dhe funksionin e mitokondrive. Studime të mëvonshme treguan që kufizimet e kalorive aktivizonin rrugë të ngjashme tek minjtë dhe tek majmunët.

Minjtë me dieta të kufizuara mund të jetojnë deri në 65% më shumë, sesa minjtë që hanë lirshëm dhe rezultatet tek primatët ishin të ngjashme. Nuk njihet, nëse kushtet e studimit mund të vihen në praktikë, meqë kufizimet e kalorive të pjesmarrësve ishin të ashpra. Shumë pak njerëz mund të kufizojnë dietën kaq ashpër, por të kuptosh bilogjinë e përfshirë në kufizimin kalorik dhe sesi kjo mund të ngadalësojë mplakjen do të jetë një arritje e madhe. Hapi i radhës do të jetë përsëritja e studimit me një kufizim më pak ambicioz, në një dietë të ekuilibruar që të përmbajë antioksidantë me subtanca kimike si resveratroli që imitojnë aspekte kyç të kufizimit të kalorive në dietë. /bota.al/

SHKARKO APP