Dieta me proteina, për 5 ditë humbni 2 kg!

Në këtë dietë nuk numërohen kaloritë, ndaj mund të konsumoni sipas dëshirës dhe në çdo moment, për aq kohë sa ajo çka hani, ka proteina, të paktën në fillim. Në fakt, proteinat janë në qendër të katër fazave, bashkë me krundet e tërshërës, shumë ujë dhe 20 minuta ecje e përditshme.

Këtë dietë e krijoi mjeku francez Pierre Dukan gati 10 vjet më parë, për të ndihmuar njerëzit obezë. Perimet lejohen vetëm në fazën e dytë, të ndjekura në fazat e tjera me sasi të vogla frutash dhe prodhimet e grurit. Ndjekësit e kësaj diete humbin në peshë shumë shpejt, të paktën deri në 2 kg për fazën e parë, çka, sipas mjekut Dukan, i motivon ata për ta vazhduar regjimin.

Faza e parë

Kjo fazë zgjat nga 1 deri në 10 ditë, në varësi të matjeve personale dhe konsumohen vetëm proteina. Konsumoni çfarë dëshironi me bazë proteinat, bashkë me 1 lugë e gjysmë gjelle krunde tërshëre dhe 1 litër e gjysmë ujë në ditë. Ndjekësit mund të zgjedhin nga lista prej 72 lloje mishrash, veç derrin dhe qengjin, peshk, mish shpendësh, vezë, sojë dhe bulmet pa yndyrë.

Faza e dytë

Kjo fazë mund të zgjasë me muaj, në varësi të matjeve personale dhe dëshirës se sa doni të bini në peshë. Dukan-i rekomandon ta ndiqni këtë fazë derisa të arrini në peshën e dëshiruar. Në këtë fazë kombinohen proteinat me perimet,28 prej tyre dhe dy lugë gjelle krunde tërshëre. Karrotat, bizelet, misri dhe patatet përjashtohen nga lista e perimeve që duhen konsumuar, por ato futen në fazat e tjera.

Faza e tretë

Kjo është faza më e rëndësishme, pas humbjes në peshë dhe mbajtjes së këtyre linjave. Në këtë periudhë, trupi bëhet i ndjeshëm për t’i rimarrë kilogramët e humbur. Konsumohen proteinat, përfshi derrin dhe qengjin, perimet, një frut me pak sheqer, bukë dhe djathë.

Faza e katërt

Sipas Dukan-it, ju do t’i ruani linjat duke ngrënë ç’të doni, por një ditë në javë duhet të konsumoni vetëm proteina, pa harruar krundet e tërshërës dhe aktivitetin fizik. Lejohen gjithashtu, çamçakëz pa sheqer, kafe, uthull dhe erëza të ndryshme. Në libër rekomandohet të merren edhe tableta multivitaminash.

SHKARKO APP