Dieta me ujë për rënie në peshë

Të duash të humbasësh peshë nuk do të thotë të mos ushqehesh por të ushqehesh shëndetshëm. Për shkak se nuk konsumoni asgjë përveç ujit, ju jeni duke e privuar trupin tuaj nga të ushqyerit për periudha të zgjatura kohore, duke e kaluar metabolizmin në një “gjendje agjërimi” .

Kjo është ajo kur trupi e pranon se nuk po merr karburantin që i nevojitet, dhe përdor burimet e trupit të proteinave dhe lipoideve, thonë ekspertët. Mungesa e të ushqyerit për periudha të gjata kohore mund të rezultojë me simptoma të lehta siç janë: lodhja, nervozizmi, ankthi, rënia e presionit të gjakut, madje edhe aritmia e zemrës, konfuzionet apo humbja e vetëdijes.

Në thelb, ju nuk jeni duke i dhënë trupit tuaj atë çfarë duhet për të funksionuar siç duhet , dhe kjo është vërtet e mjerueshme. Shumë pak studime kërkimore me cilësi të lartë janë kryer për dietën me ujë. Kjo është e komplikuar për faktin se nuk ka parametra apo udhëzime të përcaktuara për këtë lloj diete. Ka shumë anekdota nga individë që kanë tentuar të ndjekin dietën me ujë në mënyra të ndryshme, por këto nuk qëndrojnë në nivelin e studimeve kërkimore me cilësi të lartë.

Po, ju po humbisni peshë – por kjo sepse nuk jeni duke marrë asgjë tjetër përveç ujit për periudha të zgjatura kohore, e cila përsëri, është jashtëzakonisht e dëmshme për shëndetin.

Një dietë e ekuilibruar dhe stërvitje janë mjetet për një mënyrë jetese të shëndetshme. Pra, jo, dieta me ujë definitivisht nuk rekomandohet si një mënyrë për të humbur peshë.

SHKARKO APP