Dieta për të prekurit nga diabeti
Simptomat e diabetit përfshijnë ndjenjën e etjes, më tepër urinim, por këto janë ushqimet të cilat ju duhet t’i konsumoni çdo javë për të reduktuar shenjat e gjendjes.
Sipas Diabetes UK, menaxhimi i diabetit mund të përmirësohet duke ngrënë ushqimet e duhura. Sasia që duhet ngrënë varet nga mosha juaj dhe nga ajo se sa shumë ushtroni. Asnjë ushqim nuk përmban të gjitha ushqyesit që ju nevojiten, kështu që gjetja e balancës ndërmjet llojeve të ndryshme të ushqimeve është kruciale.
Kjo është arsyeja pse ju duhet ngrënë çdo javë për të marrë ushqyesit e nevojshme dhe për të ulur nivelin e sheqerit në gjak. Sipas studimeve, është e nevojshme të merren ushqime me proteina, të cilat japin energji dhe rregullojnë sistemin e tretjes.
Këtu përfshihen pastat ose orizi i egër, pasi përmbajnë më shumë fibra, të cilat ndihmojnë të mbani sistemin tuaj të tretjes që të funksionojë ashtu siç duhet. Pacientët e prekur nga diabeti duhet të marrin çdo ditë proteina dhe të paktën dy porcione me peshk në javë. Po ashtu edhe arrat dhe farat duhet të jenë pjesë e rëndësishme e dietës, si dhe fasulet.
Pjesë e ushqimeve duhet të jenë edhe qumështi, djathi dhe jogurti, për shkak se përmbajnë kalcium, i cili është esencial për të pasur eshtra dhe dhëmbë të shëndetshëm. Po ashtu, pjesë e dietës duhet të jenë edhe perimet, të cilat janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra.