Dieta që shpëtoi Lionel Messin

Një ndryshim i vogël në dietë ka shpëtuar 5 herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi t’i japë fund problemit me të vjellat gjatë ndeshjes, që e mundonin prej vitesh.

Ylli i Barcelonës ka pohuar nuk e ka më këtë shqetësim gjatë ndeshjeve, pas ndryshimeve që ai ka bërë në dietën e tij. Alarmi u dha kur Messi u pa duke vjellë në një cep të fushës në ndeshjen miqësore qe Argjentina luante në Bukuresht me Rumaninë në vitin 2014, pas së cilës argjentinasi pranoi se ‘i ndodhte në çdo ndeshje’.

Messi kishte shfaqur të njëjtin problem edhe një vit më parë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Bolivisë, por në atë kohë e justifikuan për shkak te lartësisë, pasi ndeshja u luajt në La Paz.

Në vitin 2015 Messi u kurua nga mjeku italian Giuliano Poser, por argjentinasi beson se ndryshimi ka ardhur nga ndryshimi i mënyrës së të ushqyerit. ‘Nuk e di çfarë mënyre te keqe të ushqyeri kam patur gjatë gjithë këtyre viteve. Kur kam qenë 22, 23-vjeç mendoj se haja shumë çokollata, biskotë, pije të gazuara. Por tani ha më shumë peshk, mish, perime dhe sallata. Gjithçka është e organizuar dhe me një kujdes të madh. Ndryshimi është shumë i madh’, pohoi Messi.

Ndër të tjera ylli i futbollit mendon se ndryshimet kanë ardhur edhe për jetën që ka tani bën. ‘Mënyra më e mirë për të harruar gjithçka është të qëndroj me familjen time, të tjerat kanë pak rëndësi, që është baba i 3 djemve, Thiago, Mateo dhe Ciro.

SHKARKO APP