Dieta vetëm me ujë dhe fruta, dëmton trurin

Një grua rreth 40 vjeç është dërguar në spital në Izrael me dëmtime të trurit, pasi kishte ndjekur një dietë të rreptë duke pirë vetëm lëngje. Gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë publike, kishte ndjekur një dietë për tre javë, ku i lejohej vetëm të konsumonte lëngje frutash dhe ujë.

Një dietë e tillë drastike i shkaktoi një çekuilibër të nivelit të kripës në trurin e saj. Ajo ka qenë nën vëzhgim për tre ditë dhe mjekët kanë frikë se dëmi mund të jetë i përhershëm, raportoi “Ha Hadashot 12”. Gjendja e saktë e gruas nuk ishte e cilësuar, ajo ka të ngjarë të vuante nga hyponatraemia, e njohur edhe si helmimi me ujë. Gjendja është shkaktuar nga nivele të ulëta të natriumit në gjak dhe zakonisht ndodh tek njerëzit të cilët pinë shumë ujë, duke u shëruar nga shqetësimet e stomakut pa zëvendësuar elektrolitet.

Megjithatë, dieta “detox” ekstreme shpesh mund të shkaktojë edhe probleme me zemrën. Në Izrael, nuk kërkohet asnjë kualifikim për dikë që të quhet terapist dhe të fillojë të japë këshilla shëndetësore.

SHKARKO APP